Rezidenca e Artit Aleanca Unstraight: Thirrje për aplikim

Çfarë ofrojmë ne? 

Qëndrim të sponsorizuar katër-javor në Tiranë, Shqipëri (përfshirë banim, per diem, dhe buxhet prodhimi), e ndjekur nga një ekspozitë së bashku me një artist Suedez në një vend arti në Tiranë gjatë Festivalit Queer Tirana, me kurator Aleanca LGBT dhe Unstraight Museum. Për më tepër, do të prodhohet një katalog që do të përfshijë materialet nga periudha e punës, ekspozitën dhe mbulimin mediatik, në këtë mënyrë ofrohet dokumentim i plotë i projektit.

Periudha e qëndrimit: gusht 17–shtator 15, 2013.

Periudha e ekspozitës: shtator 16–22, 2013, me mundësi zgjatjeje.

Çfarë kërkojmë ne? 

Si në vendet e tjera të Ballkanit, situata e të drejtave LGBT në Shqipëri është në zhvillim dhe përmirësim. Gjatë pesë viteve të fundit, Aleanca LGBT ka qënë e angazhuar në mënyrë aktive, nëpërmjet aksioneve publike, demostratave, veprimeve, revistave, trajnimeve qeveritare, advokimit, dhe ekspozitvave për rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me të drejtat LGBT. Aleanca LGBT dhe Muzeu Jostrejt janë organizuesit e ekspozitës Art. 1 në Muzeun Historik Kombëtar.

Projekti i Rezidencës së Artit Aleanca Unstraight ka si qëllim, vazhdimin e zhvillimit të artit si një mënyrë e praktikimi të politikave emancipuese. Artistët e zgjedhur pritet të punojnë me komunitetin LGBT lokal, duke zhvilluar një punë që do të adresojë, në një mënyrë të mprehtë artistike, situatën aktuale politike dhe sociale të komunitetit LGBT në Shqipëri. Për katër javë artistët janë të ftuar të angazhohen me komunitetin dhe të prodhojnë punë në Tiranë, punë e cila/të cilat duhet të kenë objektiv si audiencën lokale dhe ndërkombëtare për të rimenduar për çështjet bashkëkohore të përjashtimit, diskriminimit, gjinisë, dhe seksualitetit. Ky punim duhet të synojë në mënyrë eksplicite të jetë një force emancipuese për komunitetin LGBT shqiptar.

Përzgjedhja do të zhvillohet në bazë të punimeve të mëparshme dhe në propozimin artistik. Preferencë do t'i jepet artistëve të angazhuar në sferën e punëve sociale dhe/ose politike, artit monumental/skulpturave publike, performancave artistike/ndërhyrjeve në hapsira publike/teatrale, video/film, dhe mediave të reja. Si të aplikosh? Dërgoni një porfolio me punimet e mëparshme (maksimumi një përzgjedhje prej 10 punësh, në PDF format), së bashku me formën e aplikimit (nga www.aleancalgbt.org) përpara datës së mbarimit të afatit 30 qershor tek adresa e e-mailit This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. . Kush mund të aplikojë? Artistë nga Shqipëria/Kosova janë të ftuar të propozojnë një/seri punimesh të cilat do të angazhojnë komunitetin LGBT Shqiptar.

Shkarko formë aplikimi këtu

Aleanca LGBT dhe Unstraight Museum paraqesin ekspozitën "Art. 1"

Art. 1 PosterÇdo vit, 17 maji festohet si Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, në përkujtim të heqjes së homoseksualitetit prej Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve të Organizatës Botërorë të Shëndetësisë (OBSh) më 17 maj 1990. Në mbarë botën kjo ditë kremtohet me ekspozita, manifestime dhe evente të tjera. Këtë vit, Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT ka bashkëpunuar me The Unstraight Museum (Muzeu Jostrejt) nga Suedia për të organizuar dy javë aktivitetesh që rrethojnë ekspozitën e titulluar Art. 1, e cila do të shfaqet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Kjo ekspozitë përbëhet prej dy pjesësh. Pjesa e parë përfshin ekspozita prej muzeumeve të ndryshmë suedezë të cilat adresojnë tematikën e homoseksualitetit në kontekstin muzeal dhe të praktikave kuratoriale. Kjo pjesë është e organizuar prej The Unstraight Museum në bashkëpunim me Swedish Institute (Instituti Suedez) dhe pas inagurimit të tij në Stokholm në vitin 2008 ka vizituar Letoninë, Serbinë, Bosnie-Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën dhe Rusinë. Muzeumet pjesmarrësë në këtë edicion janë Muzeu i Policisë Suedeze, Arsenali Mbretëror, Muzeu i Nobel-it, Muzeu i Shkencave dhe Teknologjisë, Muzeu Kombëtar i Sportit dhe Muzeu i Historisë Suedeze. Përbërësi i dyte i ekspozitës është i organizuar në bashkëpunim me komunitetet LGBT përqark botës, në këtë rast komunitetin LGBT të Shqiperisë, i cili kontribuon me prinitime të ndryshme të ekspozitës Kukafshehti dhe me një koleksion të objekteve të jetës së përditshme të komunitetit të cilat shprehin dëshira, përjetime, kujtime dhe mendimet e një komuniteti që shpesh-herë neglizhohet. Në Tiranë ekspozita mbështetet prej Ambasadës Suedeze. Duke marrë nenin e parë të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njëriut si pikënisje, Art. 1 dëshiron të jetë një hap i vogël në përpjekjen e stërgjatë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë njerëzimin.

© 2013 Aleancalgbt.org | Powered by Plus355.com