Rezidenca e Artit Aleanca Unstraight: Thirrje për aplikim

Çfarë ofrojmë ne? 

Qëndrim të sponsorizuar katër-javor në Tiranë, Shqipëri (përfshirë banim, per diem, dhe buxhet prodhimi), e ndjekur nga një ekspozitë së bashku me një artist Suedez në një vend arti në Tiranë gjatë Festivalit Queer Tirana, me kurator Aleanca LGBT dhe Unstraight Museum. Për më tepër, do të prodhohet një katalog që do të përfshijë materialet nga periudha e punës, ekspozitën dhe mbulimin mediatik, në këtë mënyrë ofrohet dokumentim i plotë i projektit.

Periudha e qëndrimit: gusht 17–shtator 15, 2013.

Periudha e ekspozitës: shtator 16–22, 2013, me mundësi zgjatjeje.

Çfarë kërkojmë ne? 

Si në vendet e tjera të Ballkanit, situata e të drejtave LGBT në Shqipëri është në zhvillim dhe përmirësim. Gjatë pesë viteve të fundit, Aleanca LGBT ka qënë e angazhuar në mënyrë aktive, nëpërmjet aksioneve publike, demostratave, veprimeve, revistave, trajnimeve qeveritare, advokimit, dhe ekspozitvave për rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me të drejtat LGBT. Aleanca LGBT dhe Muzeu Jostrejt janë organizuesit e ekspozitës Art. 1 në Muzeun Historik Kombëtar.

Projekti i Rezidencës së Artit Aleanca Unstraight ka si qëllim, vazhdimin e zhvillimit të artit si një mënyrë e praktikimi të politikave emancipuese. Artistët e zgjedhur pritet të punojnë me komunitetin LGBT lokal, duke zhvilluar një punë që do të adresojë, në një mënyrë të mprehtë artistike, situatën aktuale politike dhe sociale të komunitetit LGBT në Shqipëri. Për katër javë artistët janë të ftuar të angazhohen me komunitetin dhe të prodhojnë punë në Tiranë, punë e cila/të cilat duhet të kenë objektiv si audiencën lokale dhe ndërkombëtare për të rimenduar për çështjet bashkëkohore të përjashtimit, diskriminimit, gjinisë, dhe seksualitetit. Ky punim duhet të synojë në mënyrë eksplicite të jetë një force emancipuese për komunitetin LGBT shqiptar.

Përzgjedhja do të zhvillohet në bazë të punimeve të mëparshme dhe në propozimin artistik. Preferencë do t'i jepet artistëve të angazhuar në sferën e punëve sociale dhe/ose politike, artit monumental/skulpturave publike, performancave artistike/ndërhyrjeve në hapsira publike/teatrale, video/film, dhe mediave të reja. Si të aplikosh? Dërgoni një porfolio me punimet e mëparshme (maksimumi një përzgjedhje prej 10 punësh, në PDF format), së bashku me formën e aplikimit (nga www.aleancalgbt.org) përpara datës së mbarimit të afatit 30 qershor tek adresa e e-mailit This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. . Kush mund të aplikojë? Artistë nga Shqipëria/Kosova janë të ftuar të propozojnë një/seri punimesh të cilat do të angazhojnë komunitetin LGBT Shqiptar.

Shkarko formë aplikimi këtu

© 2013 Aleancalgbt.org | Powered by Plus355.com