Zvogëli i Dhunës LBT



Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT në kuadër të projektit me UN Trust fund ka parashikuar një projekt 2 vjecar të fokusuar te dhuna kundër vajzave LBT.
Projekti në vitin e parë fokusohet në një kërkim I cili do të fokusohet në dy fusha të shërbimeve: Shëndetsor dhe të Edukimit.
Kërkimi do shtrihet në Shkodër, Peshkopi, Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Vlorë, në mënyrë që të ketë shtrirje sa me të gjërë.
Qëllimi: Qëllimi i projektit është të zvogëlojë dhunën dhe diskriminimin ngaofruesit e shërbimeve kundrejt grave LBT. Kjo do të sjellë gëzim më të madh të të drejtave të tyre dhe zvogëlim të diskriminimit karshi grave LBT, si dhe akses më të mirë në edukim dhe shëndetësi.
Objektivat:
1. Institucionet kryesore të shëndetësisë dhe edukimit do të përmirësojnë ofrimin e shërbimit dhe të aksesit në mënyrë që të përmbushin nevojat e grave LBT.

2. Organizatat e grave dhe grupet e grave LBT do të forcojnë kapacitetet e tyre për të ndërvepruar me institucionet shtetërore në mënyrë që të advokojnë për të pasur një qasje më të mirë në rastet e dhunës ndaj grave në përgjithësi dhe ndaj grave LBT në veçanti.

Orientimi seksual dhe homoseksualiteti

Cfarë kuptojmë me “orientim seksual”?
“Orientimi seksual” është një term që shpesh përdoret për të përshkruar tërheqjen romantike, emocionale apo seksuale të një personi ndaj një personi tjetër. Dikush që tërhiqet nga dikush tjetër i të njëjtit seks ka orientim homoseksual dhe mund të quhet ‘gay’(femra dhe meshkuj),ose lezbike. Individët që tërhiqen nga persona të seksit të kundërt kanë orientim heteroseksual. Orientimi seksual është një proces që thellohet vazhdimisht  me kalimin e kohës dhe individët që tërhiqen si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat quhen biseksualë. Orientimi seksual është i ndryshëm nga identiteti gjinor, i cili i referohet ndjesive të brendshme që tregojnë se dikush është mashkull apo femër. Orientimi seksual është një koncept relativisht i ri. Në fakt, edhe pse sjelljet brenda të njëjtit seks kanë ekzistuar gjithmonë, ideja e identitetit homoseksual ose e një personi homoseksual është vetëm 100 vjeçare.
Koncepti i orientimit seksual ka të bëjë me shumë më tepër se sa thjesht sjellje seksuale. Përfshin si ndjenja ashtu edhe identitet. Disa individë mund ta identifikojnë veten e tyre si “gay”, lesbike ose biseksualë edhe pa u përfshirë në ndonjë aktivitet seksual. Disa njerëz besojnë se orientimi seksual është i lindur dhe i përcaktuar; mirëpo orientimi seksual zhvillohet përgjatë jetës së dikujt. Individët ndoshta ndërgjegjësohen në momente të ndryshme të jetës së tyre se janë heteroseksualë, gay, lesbike ose biseksualë.

Cili është shkaku që personat kanë orientim seksual të posaçëm?
Ka teori të panumërta përsa i përket origjinës së orientimit seksual tek individët. Shumë shkencëtar të ditëve të sotme pranojnë se orientimi seksual ka shumë gjasa të jetë rezultat i bashkëveprimit të një kompleksiteti faktorësh rrethues, njohës dhe biologjikë. Në shumë persona, orientimi seksual, formohet që në moshë të vogël. Ka gjithashtu prova të cilat sugjerojnë se faktorët biologjikë, duke përfshirë ato gjenetikë ose  hormonal të lindur, luajnë një rol domethënës në seksualitetin e personave.
Është e rëndësishme të njihet se ka shumë arsye përsa i përket orientimit seksual të individëve, dhe këto arsye mund të jenë të ndryshme për njerëz të ndryshëm.

A është një zgjedhje orientimi seksual?
Jo, qëniet njerëzore nuk mund të zgjedhin për të qënë homoseksualë, apo heteroseksualë. Për shumicën e njerëzve, orientimi seksual shfaqet që në adoleshencën e hershme, pa patur eksperiencë të mëparshme seksuale. Megjithatë ne mund të zgjedhim për tu sjellë në bazë të ndjesive tona apo jo. Psikologët nuk e konsiderojnë orientimin seksual si një zgjedhje të ndërgjegjshme e cila mund të ndryshohet në mënyrë të vullnetshme.

Çfarë e shkakton Homoseksualitetin/Heteroseksualitetin/Biseksualitetin?
Askush nuk e di shkakun e heteroseksualitetit, homoseksualitetit ose biseksualitetit. Dikur mendohej se

© 2013 Aleancalgbt.org | Powered by Plus355.com