New Democratic Spirit Party position regarding LGBT in Albania

Xheni Karaj asks FRD regarding LGBT. Mr. Oketa answers (VIDEO)

VIDEO below

I have a short and concrete question. During the years, we have noticed that there is fear from the side of the political parties to talk concerning the rights of the LGBT community. What I was interested to know from you Mr. Oketa is: Are LGBT issues going to be discussed by your party with fear and according to some hierarchy compared to the rights of other communities, or will you consider the LGBT community as a group of interest which will be included in your political program?

Zvogëli i Dhunës LBT


Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT në kuadër të projektit me UN Trust fund ka parashikuar një projekt 2 vjecar të fokusuar te dhuna kundër vajzave LBT.
Projekti në vitin e parë fokusohet në një kërkim I cili do të fokusohet në dy fusha të shërbimeve: Shëndetsor dhe të Edukimit.
Kërkimi do shtrihet në Shkodër, Peshkopi, Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Vlorë, në mënyrë që të ketë shtrirje sa me të gjërë.
Qëllimi: Qëllimi i projektit është të zvogëlojë dhunën dhe diskriminimin ngaofruesit e shërbimeve kundrejt grave LBT. Kjo do të sjellë gëzim më të madh të të drejtave të tyre dhe zvogëlim të diskriminimit karshi grave LBT, si dhe akses më të mirë në edukim dhe shëndetësi.
Objektivat:
1. Institucionet kryesore të shëndetësisë dhe edukimit do të përmirësojnë ofrimin e shërbimit dhe të aksesit në mënyrë që të përmbushin nevojat e grave LBT.

2. Organizatat e grave dhe grupet e grave LBT do të forcojnë kapacitetet e tyre për të ndërvepruar me institucionet shtetërore në mënyrë që të advokojnë për të pasur një qasje më të mirë në rastet e dhunës ndaj grave në përgjithësi dhe ndaj grave LBT në veçanti.

Aleanca LGBT dhe Unstraight Museum paraqesin ekspozitën "Art. 1"

Art. 1 PosterÇdo vit, 17 maji festohet si Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, në përkujtim të heqjes së homoseksualitetit prej Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve të Organizatës Botërorë të Shëndetësisë (OBSh) më 17 maj 1990. Në mbarë botën kjo ditë kremtohet me ekspozita, manifestime dhe evente të tjera. Këtë vit, Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT ka bashkëpunuar me The Unstraight Museum (Muzeu Jostrejt) nga Suedia për të organizuar dy javë aktivitetesh që rrethojnë ekspozitën e titulluar Art. 1, e cila do të shfaqet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Kjo ekspozitë përbëhet prej dy pjesësh. Pjesa e parë përfshin ekspozita prej muzeumeve të ndryshmë suedezë të cilat adresojnë tematikën e homoseksualitetit në kontekstin muzeal dhe të praktikave kuratoriale. Kjo pjesë është e organizuar prej The Unstraight Museum në bashkëpunim me Swedish Institute (Instituti Suedez) dhe pas inagurimit të tij në Stokholm në vitin 2008 ka vizituar Letoninë, Serbinë, Bosnie-Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën dhe Rusinë. Muzeumet pjesmarrësë në këtë edicion janë Muzeu i Policisë Suedeze, Arsenali Mbretëror, Muzeu i Nobel-it, Muzeu i Shkencave dhe Teknologjisë, Muzeu Kombëtar i Sportit dhe Muzeu i Historisë Suedeze. Përbërësi i dyte i ekspozitës është i organizuar në bashkëpunim me komunitetet LGBT përqark botës, në këtë rast komunitetin LGBT të Shqiperisë, i cili kontribuon me prinitime të ndryshme të ekspozitës Kukafshehti dhe me një koleksion të objekteve të jetës së përditshme të komunitetit të cilat shprehin dëshira, përjetime, kujtime dhe mendimet e një komuniteti që shpesh-herë neglizhohet. Në Tiranë ekspozita mbështetet prej Ambasadës Suedeze. Duke marrë nenin e parë të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njëriut si pikënisje, Art. 1 dëshiron të jetë një hap i vogël në përpjekjen e stërgjatë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë njerëzimin.

PROJEKTI ME UN TRUST FUND PËR ZVOGËLIMIN E DHUNËS KUNDER VAJZAVE ME FOKUS FEMRAT LBT

Takimet me vajzat dhe grate të zhvilluara në gjashtë qytete: Tiranë, Shkodër,

Peshkopi, Pogradec, Elbasan, Vlorë

Në kuadërë të këtij projekti do të zhvillohet një fushatë ndërgjegjësimi kombëtare e cila do të fokusohet

në ndërgjegjësimin e komunitetit LBT duke i mundësuar ketij komuniteti njohjen më të mirë të të drejtave

të tyre. Për të realizuar këtë fushatë gratë dhe vajzat kane zhvilluar takime në organizatat e grave të

qyteteve përkatëse dhe do të punojnë sebashku për një produkt advokues mbi të drejtat e komunitetit

LBT.

Më poshtë gjeni foto nga takimet në organizatat e grave.





Memorandumi i Bashkëpunimit




Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe organizatave Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT, Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT dhe Qëndra Streha u nënshkrua nga Ministri Z. Blendi Klosi. Jemi nëpritje të nënshkrimit të Memorandumeve dhe nga Ministria e Edukimit dhe Shëndetësisë.


© 2013 Aleancalgbt.org | Powered by Plus355.com