Flet aktivistja Karaj për testet e HIV ” Aleanca LGBT është një mjedis i besueshëm për komunitetin që të testohet”

Flet aktivistja Karaj për testet e HIV ” Aleanca LGBT është një mjedis i besueshëm për komunitetin që të testohet”

Stigma rreth personave të infektuar me HIV vijon të mbetet e lartë, por kjo stigmë përforcohet kur personi i infektuar…

More...
Publikimi i raportit vjetor të organizatave kundër diskriminimit të komunitetit LGBTI në Shqipëri

Publikimi i raportit vjetor të organizatave kundër diskriminimit të komunitetit LGBTI në Shqipëri

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, dy prej organizatave kryesore në vend për mbrojtjen dhe avokimin për kauzën LGBT+,  bëjnë me…

More...
Këshillim online për personat LGBT

Këshillim online për personat LGBT

 Prej shtatorit të vitit 2017, është publikuar platforma e parë e këshillimit online për personat e komunitetit LGBTI. Ky projekt…

More...
Parada e tetë e krenarisë, guxim për të vazhduar përpara

Parada e tetë e krenarisë, guxim për të vazhduar përpara

Dita e sotme e gjeti Tiranën të mbuluar me ngjyrat e flamurit të diversitetit. Në Parkun Rinia përgatitjet filluan që…

More...
Streha dhe kontributi i saj për mbrojtjen e të rinjve LGBT+ në Shqipëri

Streha dhe kontributi i saj për mbrojtjen e të rinjve LGBT+ në Shqipëri

Që prej vitit 2014 kur u inaugurua, qendra Streha ka shërbyer si një mbështetje shumë e madhe për të rinjtë…

More...
Njihuni me rekomandimet nga Pakoja e Zgjerimit të BE-së për 2019 mbi zbatimin e të drejtave LGBTI për Shqipërinë

Njihuni me rekomandimet nga Pakoja e Zgjerimit të BE-së për 2019 mbi zbatimin e të drejtave LGBTI për Shqipërinë

Çdo vit, Komisioni Evropian miraton paketën e zgjerimit – një seri dokumentesh që shpjegojnë politikat për zgjerimin e BE-së. Më…

More...
Frontpage Slideshow | Copyright © 2006-2011 JoomlaWorks Ltd.

Flet aktivistja Karaj për testet e HIV ” Aleanca LGBT është një mjedis i besueshëm për komunitetin që të testohet”

Stigma rreth personave të infektuar me HIV vijon të mbetet e lartë, por kjo stigmë përforcohet kur personi i infektuar i përket një komuniteti të margjinalizuar sikurse është komuniteti LGBTI+.

“Që nga hapja e Aleanca LGBT, ndërgjegjësimi rreth SST dhe HIV/SIDA ka qenë në fokus të punës sonë. Në fillim nuk kishim mundësi të jepnim shërbimin e testimit. Më parë kemi bashkëpunuar me Institutin e Shërbimit Publik (ISHP) si dhe me organizata të tjera për të sjellur mundësinë e testimit më pranë komunitetit. Kjo nënkupton që pjesëtarë të komunitetit LGBTI+ të kenë mundësi të zhvillojnë testin pranë një ambjenti që është më i sigurtë për ta”, shprehet aktivistja Xheni Karaj dhe njëkohësisht drejtuese e “Alenca LGBT+”.  Për këtë arsye HistoriaIme vendosi të intervistojë aktivisten Karaj  për të folur rreth testimeve të bëra pranë kësaj organizate dhe rëndësinë e tyre për komunitetin LGBTI+ në Shqipëri.

 


Si funksionojnë testet për HIV?

Mënyra si operohet është përmes testeve të shpejta, shpimit të gishtit dhe marrjes së dy-tre pikave gjaku. Kështu kemi operuar në të kaluarën. Thërrisnim një herë në disa muaj disa mjekë nga ISHP, ose nga organizata “Po” dhe “Stop AIDS” . Fatmirësisht që nga fillimi i korrikut 2018 këto teste u bënë pjesë e programit të financuar prej “Global Fund” dhe implementuar nga Ministria e Shëndetësisë. Kjo bëri të mundur që shërbimin e testimit ta kemi gjatë gjithë kohës në qendrën tonë.

Sa konfidenciale janë këto teste?

Mënyra e testimit është e tillë që personi nga komuniteti na kontakton dhe vendos një orar. Testimi është totalisht konfidencial, nëse ata nuk dëshirojnë të japin kartën e identitetit apo emrin, nuk përbën problem. Para testimit ofrohet këshillimi me psikologen. Më pas është testimi që realizohet nga një laborante. Mbas 30 minutash prej testimit psikologia jep rezultatin dhe së bashku me të dhe këshillimin.

Në tabelën e mëposhtme tregohet numri i personave të infektuar me HIV në Shqipëri që prej 1993, kur u regjistrua dhe rasti i parë

Çfarë ndodh nëse rezultati është pozitiv? A referohen diku këta persona?

Personi në fjalë shoqërohet në ISHP dhe referohet në institucione më të specializuara mjekësore. Pranë ISHP bëhet sërish testi më i avancuar, i cili tregon stadin e zhvillimit të virusit. Paskësaj, rasti referohet në QSUT, pranë departamentit infektiv.

Dëshiroj të theksoj se çdo person mund të rikthehet pranë Aleancës për këshillim psikologjik kurdoherë që e ndjen të nevojshme.

Sa testime janë zhvilluar pranë Aleancës?

Tek ne testimet kanë nisur muajt e fundit dhe deri më tani numri i anëtarëve që e kanë kryer testin është 50. Për mua është arritje. Për ne ky numër i madh tregon se sa e rëndësishme është që personat e komunitetit të testohen dhe të ndihen të sigurtë teksa e bëjnë këtë gjë.

Cilat janë disa prej sfidave për komunitetin LGBT+ kur vjen puna tek HIV/SIDA?

Një nga sfidat për personat e infektuar është çështja e stigmës. Persona të infektuar e kanë të vështirë të flasin me miq për këtë gjë. Stigma është kaq e madhe këtu në Shqipëri saqë njerëzit të diskriminojnë më shumë për faktin se je HIV pozitiv sesa për orientimin seksual. Kjo lidhet me mungesën e informacionit, nuk flitet mjaftueshëm për të.

Stigma sjell frikën e të dalurit hapur si person i infektuar me HIV. Ndaj personat e infektuar ngurrojnë të ekspozohen e të marrin ilaçe për të nisur trajtimin mjekësor në fazën më të hershme.

Persona të komunitetit që janë me HIV, ballafaqohen me diskriminim kur ndeshen me personelin mjekësor, ndaj nevojitet që ky personel të jetë më i ndërgjegjësuar rreth komunitetit. Një vështirësi tjetër është kostoja e analizave më të thelluara (analizat CD4) për të kuptuar stadin e zhvillimit të HIV-it. Ndonjëherë spitali nuk ka mundësi ti bëjë këto analiza ndaj personat me HIV adresohen drejt klinikave private. Mirëpo kostoja është e papërballueshme.

© 2013 Aleancalgbt.org | Powered by Plus355.com