Arthur Rimbaud

Arthur Rimbaud –Fëmija i tmerrshëm, Poeti i Mallkuar (1854-1891)

Djaloshi ishte i gjatë,i  fortë, pothuajse sportiv, me fytyrë përsosmërish ovale si të engjëjve në arrati, me flokë të shkatërruar në kafe të çelët dhe sy të një bluje të zbehtë shqetësuese...

Paul Verlaine, Poetet e mallkuar

Arthur Rimbaud, lindur në 20 Tetor 1854, djaloshi-poet I parakohshëm I simbolizmit francez, shkroi disa nga poezitë e jashtëzakonshme të shekullit të 19. Rimbaud është njohur si një nga krijuesit e vargut të lirë, simbolizmit, absurdit dhe lëvizjes dekadente.

Oscar Wilde (1854-1900)

Oskar Uailld ishte një shkrimtar dhe poet Anglez. Lindi në Dublin në vitin 1856 dhe vdiq në vitin 1900 në Paris. I ati ishte kirurg dhe e jëma ishte poete dhe shkrimtare. Uailld studjoi në Kolegjin ‘’Trinity’’ të Dublinit dhe në Oksford shkenca klasike.

Ishte përkrahës i dogmës ‘’arti për artin’’. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt i famshëm dhe shumë e kërkuar nga qarqet letrare.

Libri i parë që boton, është një kolazh poezish , që botohen në vitin 1881. Një vit më pas do të fillojë një turne në Amerikën e Veriut me një seri të madhe me leksione. Atëherë shkruajti dramën ‘’Vera’’. Vijojnë më pas libra si , ‘’ Princi i lumtur dhe përralla të tjera’’,

Leonardo Da Vinci (1452-1519)

Leonardo Da Vinci lindi ne 1452 ne Vinci. Ai ishte femija jashte martese I Maestro Pieros(Nje noter publik) edhe shoqerueses se tij Katerina. Ne moshen 17 vjecare Leonardo me te atin vendosen ne Firence. Leonardo studiovi ne Verrokio, ku Gjeniu I tij shkelqeu me shume se maestro qe e drejtonte.

Ne vitin 1472 Leonardo behet anetar I bashkesise se piktoreve te Firences. Ne 1476 ai denoncohet me pretekstin e perhapjes se imoralitetit, denoncim I cili hidhet poshte me vone.
Ne vitin 1481 ai nis te punoje nje nga pikturat me te famshme te tij. Vepra e titulluar 'ADHURIMI I MAGIT'eshte gjithashtu pjese e altarit te monasterit te San Donato a Scopertos. Kjo veper nuk u mbarua kurre per shkak se ai largohet per ne Milano ku vihet ne sherbim te dukes Ludovico Moro. Punoi ne Duomone Milanos edhe te keshtjelles se Pavias. Gjate ksaj periudhe mbaroi edhe dy vepra

Andy Warhol (1928- 1987)

Andrew Warhol ( 6 gusht 1928-22 shkurt 1987 ) I njohur si Andy Warhol ishte një piktor dhë regjisor amerikan I cili ishte një figurë udhëheqëse në lëvizjen e artit pamor I njohur si “pop art “ . Pas një karriere të suksesshme si ilustrues komercial , Warhol u bë I famshëm në tërë botën për punën e tij si piktor ,regjisor avant-garde për kohën,producent,autor dhe anëtar I shumë qarqeve të ndryshme shoqërore që përfshinin intelektualë të shquar, njerëz të famshëm të Hollywood-it dhe pronarë të pasur .

Warhol ka qene subjekt I shumë ekspozitave retrospektive ,librave , filmave dhe dokumentarëve . Ai gjithashtu solli në përdorim shprehjen aq shumë të përdorur “ 15 minutat e famës “ . Në qytetin e tij të lindjes Pittsburgh , Pennsylvani , është hapur dhe një muze që mban emrin “The Andy Warhol Museum” në nder dhe kujtim të jetës dhe artit të tij .

Ai krijoi një studio të madhe në qendër të Manhatanit

© 2013 Aleancalgbt.org | Powered by Plus355.com