Andy Warhol (1928- 1987)

Andrew Warhol ( 6 gusht 1928-22 shkurt 1987 ) I njohur si Andy Warhol ishte një piktor dhë regjisor amerikan I cili ishte një figurë udhëheqëse në lëvizjen e artit pamor I njohur si “pop art “ . Pas një karriere të suksesshme si ilustrues komercial , Warhol u bë I famshëm në tërë botën për punën e tij si piktor ,regjisor avant-garde për kohën,producent,autor dhe anëtar I shumë qarqeve të ndryshme shoqërore që përfshinin intelektualë të shquar, njerëz të famshëm të Hollywood-it dhe pronarë të pasur .

Warhol ka qene subjekt I shumë ekspozitave retrospektive ,librave , filmave dhe dokumentarëve . Ai gjithashtu solli në përdorim shprehjen aq shumë të përdorur “ 15 minutat e famës “ . Në qytetin e tij të lindjes Pittsburgh , Pennsylvani , është hapur dhe një muze që mban emrin “The Andy Warhol Museum” në nder dhe kujtim të jetës dhe artit të tij .

Ai krijoi një studio të madhe në qendër të Manhatanit

që në atë kohë ishte I mbushur me njerëz të varur prej drogës , modele, transeksualë , rent boys ( term që u referohet djemve të cilët kundrejt një pagese të caktuar ishin të gatshëm të kryenin ndere të ndryshme jo vetëm të karakterit seksual ) dhe piktore.

Për të reflektuar mënyrën masive të të bërit art ,ai e quajti studion e tij të madhe “ Fabrika” . Në mes të viteve 60’ ai filloi të bënte filma që dilnin kundër cdo metode apo rryme të provuar deri në atë kohë dhe më vonë filloi të fotografonte dhe xhironte cdokënd dhe cdogjë me të cilën binte në kontakt . Fotografitë më vonë u publikuan në një libër të titulluar “ Andy Warhol’s Exposures “ .Ky libër është një ditar visual I mrekullueshem I Studios 54 në Neë York , që prej gjysmës së viteve 70’ deri në fillimet e viteve 80’.

Është tashmë e ditur që Warhol ka qenë homoseksual . Sesi ndikoi seksualiteti I Warhol në punën dhe mënyrën sesi ai formësoi marrëdhënien e tij me artin është një pyetje që përben një objekt studimi për vetë artistin , dhe është një cështje të cilën vetë Warhol e trajtonte në intervista, biseda me bashkohës dhe në publikimet e tij . Gjatë tërë karrierës së tij , Warhol ka krijuar shumë piktura dhe fotografi erotike ku subjekti ishte një mashkull nudo . Shumë prej punëve të tij më të famshme ( portretet e Liza Minelli , Judy Garland dhe Elizabeth Taylor dhe filmat “ My Hustler” dhe “ Lonesome Cowboys” ) janë të frymëzuara prej kulturës gay dhe në mënyre të hapur eksplorojnë kompleksitetin e seksualitetit dhe dëshirës. Vizatimet e tij homoerotike të meshkujve nudo , u refuzuan nga shumë galeri artesh pasi sipas tyre ishin në menyrë shume të hapur GAY . Për më tepër , në një nga publikimet e tij artisti kujton një bisedë me regjisorin Emile de Antonio mbi vështirësitë e Warhol për tu pranuar në mënyre shoqerore prej artistëve gay ( por jo në menyrë të hapur ) Jasper Johns dhe Robert Ruaschenberg , të cilët në atë kohë ishin më të famshëm se ai . De Antonoi shpjegon se Warhol ishte shumë I drejtpërdrejtë dhe I pacipë dhe kjo gjë I merziste ata . Në kundërpërgjigje të kësaj Ëarhol shkruan ,”- Nuk kisha cfarë të thoja për këtë gjë . Ishte e tëra e vërtetë. Kështu që vendosa që thjesht nuk do shqetësohesha më për këtë fakt , sepse ato ishin gjëra që nuk doja dhe që për më tepër nuk mendoja se duheshin ndryshuar …. Njerëz të tjerë mund të ndryshojnë qendrimin e tyre karshi meje por nuk mund të më ndryshojne mua.” Shumë njerëz që studiojnë biografinë e Warhol u referohen fundit të viteve 50’ dhe filimit të viteve 60’ si një moment kyc në zhvillimin e këtij personi . Shumë studiues sugjerojnë që refuzimet e tij të shpeshta për të komentuar mbi punën e e tij , për të folur për veten e tij ( duke u kufizuar në pergjigje vetëm me “po “ dhe “jo” ose duke lënë të tjerët të përgjigjen për të) dhe gjithashtu evolimin në stilin e tij Pop, lidhen me vitet kur Warhol u përjashtua nga qarqet e brëndshme të artit botëror në New York .

© 2013 Aleancalgbt.org | Powered by Plus355.com