Leonardo Da Vinci (1452-1519)

Leonardo Da Vinci lindi ne 1452 ne Vinci. Ai ishte femija jashte martese I Maestro Pieros(Nje noter publik) edhe shoqerueses se tij Katerina. Ne moshen 17 vjecare Leonardo me te atin vendosen ne Firence. Leonardo studiovi ne Verrokio, ku Gjeniu I tij shkelqeu me shume se maestro qe e drejtonte.

Ne vitin 1472 Leonardo behet anetar I bashkesise se piktoreve te Firences. Ne 1476 ai denoncohet me pretekstin e perhapjes se imoralitetit, denoncim I cili hidhet poshte me vone.
Ne vitin 1481 ai nis te punoje nje nga pikturat me te famshme te tij. Vepra e titulluar 'ADHURIMI I MAGIT'eshte gjithashtu pjese e altarit te monasterit te San Donato a Scopertos. Kjo veper nuk u mbarua kurre per shkak se ai largohet per ne Milano ku vihet ne sherbim te dukes Ludovico Moro. Punoi ne Duomone Milanos edhe te keshtjelles se Pavias. Gjate ksaj periudhe mbaroi edhe dy vepra

te tjera te famshme: MADONA DELLA PIETRA edhe THE LAST SUPPER(Darka e fundit). Gjithashtu ai punoi ne organizimin sknik te festivaleve te dukes edhe vizatoi projekte me karkter ushtarak.

Ne 1499 duka I Moros largohet nga Milano si pasoje e pushtimit Francec. Leonardo detyrohet te largohet gjithashtu. Rikthehet perseri per te punuar me ADHURIMIN E MAGIT. Me pas kthehet ne keshillues arkitekture per Isabella D'este ne Venecia. Me pas ai sherben si inxhinier ushtarak prane Cesare Borgia(Gjate viteve 1502-1503).

Vdekja e Papes Aleksandri I VI ndryshon fatet e dukes Valentino (Per te cilin punonte asokohe Leonardo.) dhe si rrjedhoje Da Vinci kthehet ne Firence, ku qendron nga viti 1503 deri ne 1506. Aty ai punon ne nje afresk per SALA DEL GRAN CONSIGLIO. Ky punim nuk ka rezistuar edhe mendohet te kete perfaqsuar betejen e Anghiarit. Ne fakt Leonardo arriti pikun ne art gjate viteve te qendrimit ne Firenze. Punime si vete MONA LISA u realizuan ne qytetin e bukur Italian.

Ne 1506 ai morri lejen te kthehej per disa kohe ne Milano ku do te punonte ne disa projekte qe I kish lene pergjysem. Aty ai hasi perseri Francezet te cilet cuditerisht kesaj radhe kerkuan qe ai te qendronte per nje kohe me te gjate ne kete qytet.

Ndermjet viteve 1507 edhe 1508 Lonardo rivizitoi Firencen per te shitur pjese te pasurise se patundshme qe kish trasheguar nga I ati. Me pas ai kaloi disa vite ne Milano ku ju dha titulli "peintre et ingenieur ordinarie". Kohen me te shumte ja dedikoi projekteve shkencore sic ishte kanalizimi I drigjeve te lumit ADDA.

Rikthimi I familjes SFORZA ne vitin 1512 detyron Leonardon te largohet nga Milano serisht. Nga viti 1513 deri ne vitin 1516 ai qendroi ne Rome nen protektoratin e te vellait te papes Leo X, Guiliano dei Medici. Ketu ai njihet me artistet edhe rivalet e tij te rinj, Rafael edhe Mikelanxhelo.

Pas vdekjes se Guliano dei Medici Leonardo pranon oferten e miqve te tij nga France edhe vendoset ne keshtjellen e Cloux afer Amboise. Ai qendroi aty nen shoqerine e studentit te tij te devotshem Melzi.
Leonardo vdiq ne 2 maj 1519 edhe u varros ne San Fiorentino qe ndodhet pikerisht ne Ambosise.

Spekulimet mbi seksualitetin e Leonardo da Vinci filluan kur ai ishte 24 vjeç, pas arrestimit të tij për akuzat e sodomisë, një krim i rëndë ky në Firencen e shekullit të 15. Nuk pati dëshmitarë për të mbështetur pretendimet që da Vinci kishte pasur marrëdhënie seksuale me një model shtatëmbëdhjetë-vjeçar, kështu që akuzat u hodhën poshtë.

Edhe pse akuzat e homoseksualitetit të Leonardo da Vinci nuk ishin të bazuara, thashethemet vazhduar të qarkullojnë në mesin e atyre që analizuan paraqitjen e djemve të rinj në pikturat e tij, portretizimin shumë femëror të Gjonit në Darkën e Fundit, dhe faktin se ai kishte djem të ndryshëm protege pergjate gjithe jetes por nuk pati kurrë grua dhe fëmijë.

Pas seancave gjyqësore, Leonardo e mbajti jetën e tij personale tejet private. Në atë kohë, thashethemet jo të favorshme ose vëmendjet negative publike ishin të dëmshme për karrierën e një artisti, të tillë si da Vinçi, i cili ishte i varur nga mbështetja e klientëve dhe Kishës.

Pavarësisht nga seksualiteti i tij, Leonardo da Vinci është një nga artistët më me ndikim në historinë e Rilindjes.

© 2013 Aleancalgbt.org | Powered by Plus355.com