Rreth Aleances Kundër Diskriminimit Lgbt

Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT (lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë) është një organizatë jo-qeveritare shqiptare që parashikon një shoqëri të lire, të hapur, dhe të barabartë për të gjithë identitetet seksuale e gjinore njerëzore.

Aleanca ka për qëllim krijimin dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar LGBT, mbrojtjen e të drejtave të tij dhe luftën kundër diskriminimit të bazuar tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor.
Aleanca nisi aktivitetet e saj në mars të vitit 2009, kur një grup vullnetarësh LGBT filluan punën mbi hartimin e programeve dhe aktiviteteve për komunitetin, dhe u regjistrua si organizatë jo-qeveritare në nëntor 2009.

Programet dhe aktivitetet e Aleancës LGBT përfshijnë:

Fuqizim i komunitetit LGBT në Shqipëri
• Organizim i eventeve sociale të vazhdueshme për komunitetin me synim njohjen mes tyre dhe informimin për çështje LGBT (grupe javore diskutimi, festa javore, shfaqje filmash, pikniqe, skuadër futbolli për vajza etj).
• Ndërlidhje e komunitetit shqiptar LGBT me ato në rajon (p.sh. pjesëmarrje në Gay Pride në Kroaci, informim i vazhdueshëm për zhvillime në rajon).
• Mbështetje për personat LGBT dhe familjarët e tyre që duan të ndajnë problemet me dikë që mund t’i kuptojë dhe ndihmojë.
• Advokaci dhe lobim me aktorë të tjerë të shoqërisë civile, aktorë qeveritarë, dhe bashkësinë ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri.

Ndërgjegjësim dhe edukim publik
• Fushata publike informimi nëpërmjet shpërndarjes së materialeve informuese (fletushka, postera, broshura) në formë elektronike dhe duke ndaluar njerëzit në rrugë (p.sh. Doktorët e Homofobisë).
• Prezantime dhe leksione në universitete mbi historikun e lëvizjeve për të drejtat e njerëzve LGBT, për komunitetin LGBT në Shqipëri etj.
• Pjesëmarrje në emisione televizive dhe radiofonike.
• Botime shkrimesh dhe intervista në median e shkruar.
• Advokaci dhe lobim me aktorë të tjerë të shoqërisë civile, aktorë qeveritarë, dhe bashkësinë ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri.

© 2013 Aleancalgbt.org | Powered by Plus355.com