Termat e Referencës për Vullnetarët e Konferencës Rajonale të ERAs:
“Të drejtat tona, e ardhmja juaj”, 4-10 Nëntor 2019,
Tirana International Hotel and Conference Center, Tiranë
ERA – LGBTI Equal Rights Association për Ballkanin Perëndimor dhe Turqine, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e saj anëtare në Shqipëri po organizon konferencën rajonale vjetore “Të drejtat tona, e ardhmja juaj” e cila do të zhvillohet në Tiranë në datat 5-9 Nëntor 2019.
Pjesëmarrësit e huaj mbërrijnë në Shqipëri në datat 3, 4, 5 dhe 6 Nëntor dhe larohen nga vendi në datën 10 Nëntor. Konferenca do të ndiqet nga më shumë se 150 delegatë nga Ballkani, Turqia, Europa dhe më gjerë.
Në mënyrë që konferenca të jetë e suksesshme, ERA dhe organizatat lokale kanë nevojë për ndihmën e rreth 15 vullnetarëve të cilët mund të na bashkohen në këtë aktivitet.
Kërkesat kryesore për vullnetarët janë:
– Të jenë të disponueshëm në datat 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 Nëntor. Oraret e angazhimit do të jenë të shkurtra dhe nuk do të kërkojnë gjithë ditën tuaj;
– Të kenë eksperiencë dhe njohuri mbi komunitetin LGBTI dhe nevojat e tyre dhe të jenë mbështetës ndaj tyre;
– Të respektojnë diversitetin e pjesëmarrësve dhe të vullnetarëve të tjerë dhe të kujdesen që të mos cënojnë dinjitetin e askujt në baze të orientimit seksual, identitetit gjinor, moshës, etnisë, besimit fetar apo çfarëdolloj karakteristike tjetër;
– Të jenë të aftë të kontribuojnë për një mjedis miqësor dhe pozitiv;
– Të flasin mjaftueshëm gjuhën angleze;
Angazhimet kryesore të vullnetarëve janë si më poshtë:
– Të mirëpresin delegatët në aeroportin e Tiranës (transporti me taksi i garantuar si edhe uje dhe snaks);
– Të asistojnë pjesëmarrësit gjatë aktiviteteve të konferencës;
– Të asistojnë stafin e konferencës me detyra të vogla logjistike;
– Të asistojnë stafin e konferencës me përgatitjen e dhomave dhe sallave të konferencës;
– Të caktojnë një person përgjegjës për secilën nga dhomat e konferencës;
– Të ndihmojnë me shpërndarjen e materialeve logjistike nëpër sallat e konferencës;
– Të shpërndajnë dhe mbledhin Listat e Pjesëmarrjes (nga të gjitha aktivitetet);
– Të asistojnë persona me nevoja të veçanta (nëse është e nevojshme);
Përse duhet të na bashkoheni?
– Do të bëni miq e mikesha të rinj nga e gjithë Europa;
– Do të jeni pjesë e shumë aktivteteve informuese, edukuese dhe argëtuese përgjatë gjitha javës së konferencës;
– Do të mësoni gjëra të reja;
Për në është e rëndësishmë mirëqenia dhe siguria juaj fizike prandaj është e rëndësishme që ju të merrni pjesë në varësi të kohës dhe axhendës suaj.
Përgatitja
– Përpara konferencës të gjithë vullnetarët e përzgjedhur do të kenë dy aktivitete trajnuese pranë qendrës komunitare të Aleancës (Rr. Mine Peza nr. 62) Takimi i parë do të bëhet në datën 25 Tetor dhe takimi i dytë në datën 1 Nëntor;
– Të gjithë vullnetarët duhet të plotesojnë formularin e rregjistrimit në këtë link: (5 minuta) https://forms.gle/bY9x4Sj1E9sKPYJn9 brenda datës 20 Tetor.
Për çdo pyetje apo paqartësi ju lutemi dërgoni një Email në adresën aleanca.al@gmail.com