Pyetësor për qytetarët LGBTI+

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky pyetësor i Aleancës LGBTI synon të identifikojë problematikat dhe nivelin e zbatueshmërisë së të drejtave dhe garancive ligjore në lidhje me komunitetin LGBTI+, duke prekur aspekte si edukimi, shërbimet shëndetësore, aksesi në institucione, strehimi dhe punësimi, gjatë vitit 2024.

Të dhënat e mbledhura përmes këtij pyetësori (në cdo rast anonime), do të analizohen dhe do të përdoren në kuadër të shkrimit të disa raporteve, të cilat synojnë të përdoren për të advokuar lidhur me përmirësimin e të drejtave të komunitetit LGBTI+ në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Plotësimi i tij merr më pak se 5 minuta!

Me plotësimin e pyetësorit do të konsiderohet, se jeni dakord që të dhënat e mbledhura të trajtohen dhe përpunohen në përputhje me Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, ndryshuar me ligjin Nr. 48/2012, ndryshuar me ligjin nr.120/2014 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.

Na ndihmoni duke ndarë me ne përjetimet tuaja mbi diskriminimin, aksesin në institucione dhe drejtësinë!

Scroll to Top