Klaudia Lopez u përurua si kryebashkiake e Bogotasë, kryequtetit të Kolumbisë, këtë të Mërkurë. Ajo është njëkohësisht gruaja e parë dhe personi i parë homoseksual që shërben në krye të një qyteti në një nga vendet e Amerikës së Jugut, sipas The Washington Blade.
“Detyra jonë është të rrëzojmë kufijtë e padukshëm. Ne jemi të njëjtët Kolumbianë, këtu në Soacha dhe atje në Bosa. Le të bashkojmë forcat dhe të rrëzojmë kufijtë e padukshëm të territorit dhe ato të zemrës. Ne jemi të njëjtët! ” deklaroi Lopez në Twitter.
Sipas CNN, kryetarja e bashkisë fitoi me një platformë të përmirësimit të arsimit publik, mbështetjes së infrastrukturës dhe luftimit të korrupsionit në qytetin më të madh të Kolumbisë. Ajo ka qenë prej kohësh e njohur për aktivizmin e saj.
Ish senatore dhe kandidate presidenciale, u zgjodh kryebashkiake e Bogotasë në 27 tetor 2019 nën siglën e Partisë Kolumbiane të Aleancës së Gjelbër.
Karriera e saj filloi në vitet 1990, dhe ajo gjithashtu ka punuar në Kombet e Bashkuara, si Sekretare e Veprimit Social, dhe opinioniste politike. Ajo ka një master nga Universiteti Kolumbia në Nju Jork, dhe një doktoraturë nga Northuestern.