Sepse jeta nuk është katër mure/ Mbahet online parade e krenarisë në Bosnje e Hercegovinë!

 

 

Bosnja e Hercegovina, po mban sot paradën e dytë të krenarisë, e cila për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi po mbahet online.

Në BiH, është mbajtur një vit më parë, për herë të parë në këtë vend parada e krenarisë, e cila u zhvillua mes tensioneve dhe masave të larta të sigurisë.

Këtë vit parada është duke u mbajtur online dhe organizatorët ndër të tjera shkruajnë:

“Duke shënuar paradën e dytë të krenarisë së Bosnje dhe Hercegovinës. Ne premtuam se 23 gushti nuk do të kalonte pa u vënë re. Për dhjetë ditët e fundit, ne kemi përgatitur një program për të shënuar Paradën, megjithëse është dashur të shtyjmë shëtitjet për arsye epidemiologjike.”

Përkatësisht, të Dielën, 23 Gusht, duke filluar nga ora 12 e mesditës në faqen zyrtare në Facebook të  Bh. povorke ponosa, personat e interesuar do të kenë mundësinë të ndjekin programin që organizatorët boshnjak kanë përgatitur.

“Megjithëse duhej të shtyhej, ne mbetëm me kërkesat tona pranë institucioneve shtetërore. Ne i kemi përsëritur ato dhe do t’i përsërisim derisa të marrin përfundimisht atë që meritojmë, dhe ato janë të njëjtat të drejta që siguorjnë bashkëjetesë të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë të vendit”, shkruhet në njoftimin e organizatorëve.

“Ne festojmë 23 gushtin në internet (online), por kjo nuk do të thotë se nuk jemi aktiv në sferën publike. Ne do t’i botojmë detajet e veprimeve në kohën e duhur, dhe po njoftojmë një ngjarje që do të ketë një rëndësi të madhe për komunitetin LGBTIQ dhe të gjitha grupet e margjinalizuara.”

Të vetëdijshëm për situatën aktuale përkeqësuese të epidemisë, si qytetarë të përgjegjshëm dhe aktivistë, në emër të solidaritetit me të gjithë ata që në mënyra të ndryshme janë viktima të pandemive dhe neglizhencës së sistemit politik, dhe për shkak të shqetësimit për komunitetin LGBTIQ i cili vuan nga diskriminimet sistematike.

Një pandemi, apo ndonjë situatë tjetër ekstreme, nuk duhet të jetë një justifikim për margjinalizimin e mëtejshëm, dhunën dhe trajtimin e pabarabartë të njerëzve LGBTIQ.

Kjo është arsyeja pse ne nuk do të heqim dorë nga lufta jonë për një shoqëri më të barabartë, një shoqëri që do të respektojë diversitetin dhe do të ofrojë rezistencë ndaj dhunës dhe diskriminimit.

Parada e krenarisë lindi nga nevoja për të përmirësuar jetën e përditshme të njerëzve LGBTIQ në BiH. Duke përdorur të drejtën për asamblenë publike të garantuar me Kushtetutë, ne dalim në rrugë sepse jeta jonë nuk mund të presë dhe të vuajë ngadalësinë e ndryshimit të sistemit.

Koha e pandemisë, pasigurisë dhe jetës brenda katër muresh nuk ishte e lehtë për askënd. Kjo periudhë na kujtoi të gjithëve në një mënyrë se çfarë do të thotë të ndahemi nga shoqëria, familja dhe miqtë, si dhe çfarë do të thotë të kesh frikë vazhdimisht për sigurinë e njerëzve që i duam, të mos jemi në gjendje të shohim njerëz të afërt, dhe tregoi se sa jeta nuk mund të jetë në katër mure.

Të jetuarit në izolim nxorën në pah sfidat strategjike të të jetuarit në katër mure, nga vështirësia e organizimit të jetës në izolim, mungesa e sistemeve mbështetëse, keqkuptimet dhe komunikimi i vështirë midis anëtarëve të familjes, deri tek trajtimi i frikës dhe rritja e dhunës në familje, dhuna ndaj grave, dhuna ndaj fëmijët dhe të moshuarit.

Nga ana tjetër, izolimi dhe dhuna për njerëzit LGBTIQ nuk është e re, ne e përjetojmë atë gjatë gjithë jetës sonë dhe kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ne të ecim – të jemi prezent në hapësirën publike, dhe të kujtojmë se ekzistojmë dhe kërkojmë të drejta.

Kjo është arsyeja pse slogani i këtij viti është “Jo jetës në katër mure”. / Historia Ime