Anxhela dënohet më shumë se Delijorgji i Gërdecit

Facebook
Twitter
LinkedIn

Opinion nga Erjon Tela

Disa ditë më parë lexova në gazetën Standard se është marrë vendimi për dënimin me burg të transgjinores Anxhela. Në lajmin e Standart thuhej se “gjykata ka qenë paksa e butë”. Sipas verdiktit të gjykatës Fatjon Hoxha (Anxhela) u dënua nga gjykata me nga 7 vite e 6 muaj burg për mashtrimin e një biznesmeni gjerman duke e futur në kurth e më pas duke i grabitur 500 euro dhe një iphone. Nje gazete tjeter njoftonte per 5 vite burg.

Ndërkohë gazeta Panorama raporton nga ana tjeter se Mihal Delijorgji, i akuzuar për “shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” me pasojë 26 persona që humbën jetën dhe afro 300 të plagosur është dënuar me 6 vjet e 7 muaj burg me një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit!

 

Për shkak se gjykimi i dosjes “Gërdeci” në Shkallën e Parë dhe të Dytë të Gjyqësorit, pjesën me të madhe të dënimit ai e kishte kryer gjatë kohës së paraburgimit, duke i mbetur pa kryer tre muaj burg. 

Krahasojini për një moment të vetëm!

E para, Anxhela, është një person i pastrehë. Ajo nuk ka asnjë mundësi për të punuar dhe nuk ka patur asnjëherë një mundësi për tu strehuar e aq më pak për tu arsimuar. Gjendja e saj psikologjike mbetet për tu diskutuar, po aq sa dhe e shumë personave të tjerë të pastrehë që detyrohen të punojnë si punonjëse seksi vetëm pse askush nuk u jep një punë. 

Anxhela është fajtore për grabitjen e 500 eurove dhe të një Iphone dhe për këtë dënohet me 7 vite e 6 muaj burg. Nuk është se kjo vepër justifikohet, por sërish mendoni për pak momente se si funksionon sistemi i drejtësisë në Shqipëri…

Kjo nuk është e drejtë! Nuk është fare e drejtë!

Scroll to Top