Zvogëli i Dhunës LBT

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT në kuadër të projektit me UN Trust fund ka parashikuar një projekt 2 vjecar të fokusuar te dhuna kundër vajzave LBT.
Projekti në vitin e parë fokusohet në një kërkim I cili do të fokusohet në dy fusha të shërbimeve: Shëndetsor dhe të Edukimit.
Kërkimi do shtrihet në Shkodër, Peshkopi, Tiranë, Elbasan, Pogradec dhe Vlorë, në mënyrë që të ketë shtrirje sa me të gjërë.
Qëllimi: Qëllimi i projektit është të zvogëlojë dhunën dhe diskriminimin ngaofruesit e shërbimeve kundrejt grave LBT. Kjo do të sjellë gëzim më të madh të të drejtave të tyre dhe zvogëlim të diskriminimit karshi grave LBT, si dhe akses më të mirë në edukim dhe shëndetësi.
Objektivat:
1. Institucionet kryesore të shëndetësisë dhe edukimit do të përmirësojnë ofrimin e shërbimit dhe të aksesit në mënyrë që të përmbushin nevojat e grave LBT.

2. Organizatat e grave dhe grupet e grave LBT do të forcojnë kapacitetet e tyre për të ndërvepruar me institucionet shtetërore në mënyrë që të advokojnë për të pasur një qasje më të mirë në rastet e dhunës ndaj grave në përgjithësi dhe ndaj grave LBT në veçanti.



Aleanca LGBT dhe Unstraight Museum paraqesin ekspozitën "Art. 1"

Art. 1 PosterÇdo vit, 17 maji festohet si Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, në përkujtim të heqjes së homoseksualitetit prej Klasifikimit Ndërkombëtar të Sëmundjeve të Organizatës Botërorë të Shëndetësisë (OBSh) më 17 maj 1990. Në mbarë botën kjo ditë kremtohet me ekspozita, manifestime dhe evente të tjera. Këtë vit, Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT ka bashkëpunuar me The Unstraight Museum (Muzeu Jostrejt) nga Suedia për të organizuar dy javë aktivitetesh që rrethojnë ekspozitën e titulluar Art. 1, e cila do të shfaqet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Kjo ekspozitë përbëhet prej dy pjesësh. Pjesa e parë përfshin ekspozita prej muzeumeve të ndryshmë suedezë të cilat adresojnë tematikën e homoseksualitetit në kontekstin muzeal dhe të praktikave kuratoriale. Kjo pjesë është e organizuar prej The Unstraight Museum në bashkëpunim me Swedish Institute (Instituti Suedez) dhe pas inagurimit të tij në Stokholm në vitin 2008 ka vizituar Letoninë, Serbinë, Bosnie-Hercegovinën, Maqedoninë, Kosovën dhe Rusinë. Muzeumet pjesmarrësë në këtë edicion janë Muzeu i Policisë Suedeze, Arsenali Mbretëror, Muzeu i Nobel-it, Muzeu i Shkencave dhe Teknologjisë, Muzeu Kombëtar i Sportit dhe Muzeu i Historisë Suedeze. Përbërësi i dyte i ekspozitës është i organizuar në bashkëpunim me komunitetet LGBT përqark botës, në këtë rast komunitetin LGBT të Shqiperisë, i cili kontribuon me prinitime të ndryshme të ekspozitës Kukafshehti dhe me një koleksion të objekteve të jetës së përditshme të komunitetit të cilat shprehin dëshira, përjetime, kujtime dhe mendimet e një komuniteti që shpesh-herë neglizhohet. Në Tiranë ekspozita mbështetet prej Ambasadës Suedeze. Duke marrë nenin e parë të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njëriut si pikënisje, Art. 1 dëshiron të jetë një hap i vogël në përpjekjen e stërgjatë për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë njerëzimin.

Thirrje për punësim: Specialist për Zhvillimin e Moduleve të Trajnimit




Aleanca Kundër Diskiriminimit LGBT kërkon të punësojë Specialist për Zhvillimin e Moduleve të Trajnimit me eksperiencë në fushën e edukimit dhe shëndetësisë.

Pozicioni i punës: Trajner Zhvillimi Profesional në fushën e shëndetësisë dhe edukimit

Vendndodhja: Tiranë

Afati i aplikimit: 29 Shkurt 2016

Kontaktoni ne Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. per termat e references.

Kryeministri Berisha pret ne zyre drejtuesit e LGBT (EKSKLUZIVE)

Kryeministri i vendit z. Sali Berisha priti sot në zyrën e tij dy aktivistët për të drejtat e LGBT në Shqipëri, Xheni Karajn dhe Kristi Pinderin, duke u bërë kështu i pari kryeministër i vendit që takon ne zyren e tij  përfaqësuesit e komunitetit LGBT.

Zoti Berisha shprehu mbështetjen e tij për të drejtat e komunitetit LGBT dhe përgëzoi dy drejtuesit e lëvizjes sidomos për faktin që i kanë dhënë zë kauzës që mbështesin. “Ju kam ndjekur me vëmendje dhe keni bërë shumë mirë që keni dalë publikisht për të mbrojtur kauzën tuaj, sepse është e rëndësishme të besosh tek kauza që përfaqëson”.

“T’ju them të drejtën”, vijoi më tej kryeministri, “nuk më vinte mirë kur flitej për këtë çështje dhe nuk kishte asnjë përfaqësues të komunitetit që të dilte publikisht për të mbrojtur kauzën”.

Sofia Hultin – “I’m Every Lesbian, Jam çdo lezbike” Audio Tour

Jam cdo lezbikeTë dashura lezbike të Tiranës,

“Jam çdo lezbike” është një shëtitje në qytet, një guidë në formë audioje dhe një hartë në të cilën tregohet një pjesë e historisë sonë në Tiranë. Ajo bazohet në historitë që me aq bujari disa prej jush kanë ndarë me mua gjatë qëndrimit tim këtu në qytet. Si çdo histori rreth një qyteti, ato janë po aq subjektive, fantastike, të trishta e plot shpresë sa edhe të vërteta. Këto janë edhe histori te një rëndësie të madhe.

Historia e dokumentuar lezbike në Tiranë, që është më shumë se pesë vjeçare, është pothuajse inekzistente dhe përderisa askush nuk po e shkruan historinë tonë për ne – na duhet që ne ta shkruajmë vetë. Faleminderit për kontributin tuaj. Kjo punë ju kushtohet juve! Lexo intervistën 

Xheni Karaj e pyet FRD per LGBT. Pergjigjet Oketa (VIDEO)

Kam një pyetje shumë konkrete dhe të shkurtër. Gjatë këtyre viteve, kemi vënë re një frikë shumë të madhe të partive politike për të folur për të drejtat e komunitetit LGBT. Ajo që do të doja të dija nga ju zoti Oketa është kjo: a do të trajtohet dhe nga partia juaj me frikë, mbi bazën e ndonjë hierarkie në lidhje me të drejtat e komuniteteve të tjera, apo do ta konsideroni dhe komunitetin LGBT një grup interesi i cili do të ëprfshihet në programin tuaj politik?

Përgjigje, Gazmend Oketa: Unë ju falenderoj sinqerisht për ngritjen e kësaj problematike, qoftë ju, qoftë znj. Sevim Arbana. Jemi këtu për të prezantuar një program politik dhe ndoshta disa pika mund të hiqen dhe qëllimisht që ti lemë hapësirë diskutimeve. Do të të jap një përgjigje shumë të sinqertë.

Loreen, mesazh per LGBT ne Shqiperi

Loreen, këngëtarja suedeze që fitoi Eurovizionin përshëndeti sot të gjithë komunitetin LGBT në Shqipëri. Ajo ishte në një ceremoni të organizuar nga Civil Rights Defenders në Stockholm ku merrnin pjesë 160 aktivistë nga mbi 30 vende të botës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe aktivistë nga Shqipëria. Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi biseduan me Loreen, e njohur për mbështetjen që i jep LGBT, në lidhje me situatën e këtij komuniteti në Shqipëri.

X