“Jam këtu sot sepse jam gay” tha Ellen Page, në konferencën e Human Rights Campaign në Las Vegas, “dhe sepse ndoshta unë mund të ndihmoj të tjerët të kenë një jetë më të lehtë. E ndjej si detyrim personal dhe përgjegjësi sociale.”
“Jam lodhur duke u fshehur dhe duke gënjyer”, tha Ellen dhe vazhdoi, “Kam vuajtur gjatë për shkak se kisha frikë të dilja hapur. Shëndeti im mendor ka vuajtur, gjëndja ime emocionale ka vuajtur dhe lidhjet e mia gjithashtu kanë vuajtur. Sonte jam këtu me ju, për të lënë pas të gjitha vuajtjet.”
Aktorja 33 vjeçare është një aktiviste e komunitetit LGBTQI+ dhe vitin e kaluar ka dal publikisht kundër Zv. Presidentit të Amerikës Mike Pence dhe qëndrimeve të tij homofobike kundër komunitetit.