Rubrika "Personazhi i ditës" - Megan Rapinoe

Megan Rapinoe është një nga futbollistet me të mira në botë. Ajo i fitoi SHBA-së Kupën Botërore të Futbollit të Grave në vitin 2019.

Megan nuk është vetëm një fubolliste e mirë. Ajo gjithashtu është një zë shumë i fuqishëm për komunitetin LGBTQI+ duke qënë ndër të paktat futbolliste që ka dal hapur mbi orientimin e saj seksual. Përtej komunitetit LGBTQI+ ajo është bërë një zë i fuqishëm kundër racizmit dhe kundër diskriminimit të grave në pagë.

Vitin e kaluar Megan deklaroi publikisht që nuk do të shkonte ne Shtëpine e Bardhë nëse presidenti Trump do e ftone skuadrën e saj, duke mbajtur kështu qëndrim ndaj deklaratave homofobe dhe seksiste të Trump-it. Ajo ka refuzuar gjithashtu të këndoj himnin amerikan gjatë ndeshjeve të futbollit duke thënë se administrata e Trump-it nuk i vlerëson të gjithë amerikanët njësoj.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Ellen Page

Jam këtu sot sepse jam gay” tha Ellen Page, në konferencën e Human Rights Campaign në Las Vegas, “dhe sepse ndoshta unë mund të ndihmoj të tjerët të kenë një jetë më të lehtë. E ndjej si detyrim personal dhe përgjegjësi sociale.”

“Jam lodhur duke u fshehur dhe duke gënjyer”, tha Ellen dhe vazhdoi, “Kam vuajtur gjatë për shkak se kisha frikë të dilja hapur. Shëndeti im mendor ka vuajtur, gjëndja ime emocionale ka vuajtur dhe lidhjet e mia gjithashtu kanë vuajtur. Sonte jam këtu me ju, për të lënë pas të gjitha vuajtjet.”

Aktorja 33 vjeçare është një aktiviste e komunitetit LGBTQI+ dhe vitin e kaluar ka dal publikisht kundër Zv. Presidentit të Amerikës Mike Pence dhe qëndrimeve të tij homofobike kundër komunitetit.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Jodie Foster

Alicia Christian "Jodie" Foster është një aktore dhe producente amerikane. Ajo ka fituar dy Academy Awards, tre British Academy Film Awards, dy Golden Globe Awards, dhe çmimin Cecil B. DeMille Award. Jodie-n e njohim që prej fëmijërisë tonë si personazhi kryesor i shumë filmave të sukseshëm.

Pavarësisht lidhjes së saj mbi 10-vjeçare me Cydney Bernard, ajo nuk e kishte bërë publik faktin që ishte lesbike. Vetëm rrethi i ngushtë shoqëror e dinte. Në vitin 2013 ajo mbajti një fjalim të gjatë në skenën e Golden Globe Awards ku dhe doli hapur publikisht mbi orientimin e saj seksual.

Fjalimi i saj u konsiderua si një fjalim frymëzues dhe një kontribut i madh për komunitetin LGBTQI+. Jodie ishte në 2013  ndër të paktët njerëz të famshëm që kishin dal hapur pas moshës 50 vjeçare.

Që prej vitit 2014 ajo është e martuar me Alexandra Hedison dhe ka dy fëmijë.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Marsha P. Johnson

Marsha P. Johnson ishte në qendër të lëvizjes për çlirimin e homoseksualëve në New York City për gati 25 vjet. Por të drejtat e LGBTQI+ nuk ishin e vetmja kauzë për të. Ajo ishte në vijën e parë të protestave kundër dhunës policore. Ajo ndihmoi në themelimin e një prej qendrave të para të sigurta të vendit për rininë transgjinore dhe të pastrehët. Ajo advokoi në mënyrë të palodhshme për të drejtat e punonjësve të seksit, të burgosurve dhe të njerzve me HIV/AIDS.

Johnson ishte performuese drag dhe punëtore seksi; ajo ishte shpesh e pastrehë dhe jetonte me probleme të shëndetit mendor. Trupi i saj u gjet në lumin Hudson në 1992, dhe rrethanat e vdekjes së saj mbeten të paqarta. Policia e New York-ut vendosi që ishte një vetëvrasje dhe nuk e hetoi çështjen. Para pak vitesh është bërë dhe një dokumentar për Marshën ku hidhen dyshime të forta që ajo është vrarë nga policia. Dokumentari titullohet “The Life and Times of Marsha P. Johnson” dhe e gjeni dhe në Youtube.

Ajo mbahet mend si një nga aktivistët më domethënëse për të drejtat transgjinore, megjithëse termi "transgjinor" nuk kishte filluar të përdoroj gjatë jetës së saj. Johnson identifikohej si një "transvestite", homoseksuale dhe një mbretëreshë drag, dhe përdorte përemrin “ajo”.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Alan Turing

Alan Turing ishte një matematicien dhe filozof i cili hodhi hapat e parë drejt shkencave kompjuterike. Ai punoi me ushtrinë angleze gjatë luftës së dytë botërore dhe me gjenialitetin e tij ai arriti të thyej kodet sekrete që nazistët përdornin për të komunikuar midis tyre. Arritja e tij për të deshifruar kodet e makinerisë Enigma, të cilën nazistët e përdornin për të komunikuar shpëtoi jetën e miliona njerëzve.

Në vitin 1952 ai u arrestua me akuzën “ Kryerje e akteve të turpshme”, pasi policia zbuloi që ai kishtë marrëdhënië me një burrë. Në ato vitë në Angli marrëdhëniet homoseksuale ishin të jashtëligjshme dhe ai u dënua më kastrim kimik. Dënimi i tij ishtë që të bëntë kurë hormonale për një vit, sepse në ato vite mendohesh se ajo kuronte homoseksualitetin, por për Alan kjo qe shumë e rëndë dhe ai në moshën 41 vjeçare i dha fund jetës së vetë.

Qeveria britanike vetëm në vitin 2009 kërkoi falje publikisht për Alan Turing dhe për të gjithë personat e komunitetit LGBTQI+ të cilët vuajtën si pasojë e dënimeve të atyre viteve.

Alan Turing konsiderohet si babai i shkencave kompjuterike moderne dhe falë tij ne sot kemi kompjuterat dhe teknologjinë që përdorim në jetën e përditshme. Nëse doni të informoheni pak më shumë rreth tij, mund të shikoni filmin “The Imitation Game”, të cilin e gjeni te filma24.

Rubrika "Personazhi i ditës" - Wentworth Miller

Shumë prej nesh e kemi parë serialin Prison Break dhe jemi dashuruar me Michael Scofield, gjeniu i cili arrinte të arratisesh nga burgjet e sigurisë së lartë. Aktori i talentuar Wentworth Miller është një ndër ikonat e komunitetit LGBTQI+ dhe ka advokuar fuqishëm për të drejtat e komunitetit.

Ai mbajti një fjalim të fuqishëm dhe inspirues në 7 shtator 2013 në Gala-në e Human Rights Campaign ku tha: “Kam pasur një marrëdhënie të ndërlikuar me fjalën komunitet. Nuk e mendoja dot se mund të isha pjesë e një komuniteti, nuk mendoja se dikush mund të më ofronte mbështetje dhe ngrohtësi, por ka një arsye për këtë. Unë nuk kam lindur në këtë shtet, nuk kam një besim fetar të caktuar, vij nga një familje mikse dhe jam gay.  Ka qënë natyrale për mua ta shoh gjithçka si individuale dhe ka qënë e vështirë ta mendoja veten si pjesë e dickaje më të madhe. Deri në moshën 30 vjeç fjala “ne” për mua nuk kishtë kuptim, pasi isha rritur në një gjëndje mbijetese, por në 2012 ju bashkova grupit The Man Kind Project dhe aty zbulova rëndësinë e fjalës “ne” dhe rëndësinë e komunitetit.”

Ai tregon se e fshehu për një periudhë kohorë faktin që ishtë gay sepse kishte frikë se do ndikonte për keq në karrierën e tij, por nuk është ndjerë vetevetja deri në momentin që ka dal hapur.

X