Titulli i këtij projekti është “Zvogëlimi i Dhunës ndaj Grave me
fokus në komunitetin LBT në Shqipëri”. Ky projekt është projekti
i parë në shkallë të gjerë që është ndërmarrë për këtë grup të
veçantë në Shqipëri. Përfshin Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë,
si edhe qytete dhe komuna të ndryshme jashtë kryeqytetit.
Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është zvogëlimi i dhunës
dhe diskriminimit nga ana e siguruesve të shërbimeve, siç janë
institucionet shëndetësore dhe arsimore, ndaj femrave LBT në
Shqipëri. Femrat LBT në Shqipëri do të kenë liri më të gjerë nga
dhuna dhe diskriminimi, respektim më i madh i të drejtave të
tyre, dhe qasje më e mirë për shërbime të cilësisë së lartë nga
institucione kaq të rëndësishme, si shërbimi shëndetësor dhe
arsimor atëherë kur përjetojnë dhunë. Ky raport bazohet mbi
analiza të të dhënave që u mblodhën si pjesë e projektit.