Broshura "Ndal bullizmin në shkolla"

Broshura "Ndal bullizmin në shkolla" është një broshurë informuese rreth bullizmit.

Në broshurë gjendet "Fjalori LGBT", përkufizimi i bullizmit dhe bullizmit homofobik, si shfaqet bullizmi dhe impakti i tij te fëmijët.

Gjithashtu gjendet kuadri ligjor dhe rekomandimet e institucioneve në luftën kundër bullizmit.

Kliko këtu për të shkarkuar broshurën në pdf.

Broshura për familjen (Pyetje dhe përgjigje për prindërit e fëmijeve LGBT)

Broshura për familjen është një përmbledhje e shkurtër informacionesh të cilat mund t'i vijnë në ndihmë prindërve të cilët i kanë fëmijët anëtar të komunitetit LGBT.

Në broshurë u jepet përgjigje pyetjeve më të zakonshme që u vijnë në mëndje prindërve kur fëmija ju thotë që është anëtar i komunitetit LGBT.

Në linkun më poshtë gjeni materialin e plotë në pdf.

Kliko për të shkarkur broshurën

Publikimi i raportit vjetor të organizatave kundër diskriminimit të komunitetit LGBTI në Shqipëri

Aleanca LGBT dhe Pro LGBT, dy prej organizatave kryesore në vend për mbrojtjen dhe avokimin për kauzën LGBT+,  bëjnë me dije publikimin e raportit vjetor për situatën e respektimit të të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri dhe raportin e Monitorimit të gjuhës së urrejtjes në median online.

Të dy raportet vijnë si rezultat i një pune disa mujore të udhëhequr prej organizatave dhe paraqesin situatën shqetësuese me të cilën individët e komunitetit detyrohen të përballen në përditshmërinë e tyre. Në vitet e fundit fatkeqësisht vërehet një stanjacion dhe deri diku përkeqësim, përsa i përket respektimit të të drejtave të komunitetit LGBT+.

Think Politically - Mendo Politikisht 2017

MENDO POLITIKISHT ËSHTË NJË NISMË E DY ORGANIZATAVE PRO LGBT DHE ALEANCA LGBT, QË SYNON TË INKURAJOJË KOMUNITETIN LGBTI TË MARRË PJESË NË ZGJEDHJET E VITIT 2017, I PAJISUR ME INFORMACION TË DETAJUAR MBI QËNDRIMET QË PARTITË POLITIKE KANË MBI ÇËSHTJET E KËTIJ KOMUNITETI.

Materiali i mëposhtëm paraqet qasjen e partive politike dhe politikanëve ndaj komunitetin LGBT duke analizuar programet e tyre politike dhe qëndrimet publike. Gjithashtu përfshin një sërë të dhënash të mbledhura me anë të pyetësorëve nga anëtarët e komunitetit LGBT në Shqipëri.

Kliko këtu për të shkarkuar materialin e plotë në pdf.

Sottocategorie

X