Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI+ është një organizatë jo-qeveritare shqiptare që parashikon një shoqëri të lire, të hapur, dhe të barabartë për të gjithë qytetarët pavarësisht orientimit të tyre seksual apo identitetit gjinorë.
Aleanca ka për qëllim fuqizimin e komunitetit LGBTI+, mbrojtjen e të drejtave të tij dhe luftën kundër diskriminimit të bazuar tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor. Aleanca nisi aktivitetet e saj në mars të vitit 2009, kur një grup vullnetarësh LGBT filluan punën mbi hartimin e programeve dhe aktiviteteve për komunitetin, dhe u regjistrua si organizatë jo-qeveritare në nëntor 2009.
Me objektiv verifikimin e pasqyrave financiare të Aleancës, synohet që audituesit të japin një opinion të pavarur dhe profesional mbi pozicionin financiar të saj, si dhe të sigurohet që fondet e përdorura për aktivitetet janë shpenzuar në përputhje me qëllimet e përcaktuara. Në këtë kuadër, auditimi përfshin edhe shqyrtimin e librave kontabël të Aleancës, të cilët shërbejnë si bazë për përgatitjen e pasqyrave financiare dhe që duhet të jenë të mbajtur e përditësuar sipas kërkesave ligjore, duke përfshirë kontrolle të brendshme adekuate dhe dokumentacion mbështetës për çdo transaksion.Në këtë kontekst, Aleanca kërkon një auditues/e të pavarur për të realizuar këtë proces auditimi në përputhje me standardet profesionale në fuqi. Për më shumë detaje, ju lutemi referojuni dokumentit të plotë në vijim.
