Mbyllet me sukses java e trajnimit për policimin e krimeve të urrejtjes ndaj komunitetit LGBTI

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ditën e djeshme u mbyll me sukses dita e fundit e trajnimit 4 ditor me oficerë të Policisë së Shtetit, për policimin e krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI në Shqipëri.

Ky trajnim nxori në pah vështirësitë me të cilat përballet komuniteti LGBTI gjatë të përditëshmes së tyre, por gjithashtu edhe vështirësitë që has policia në identifikimin dhe zgjidhjen e problematikave te ndryshme me të cilat përballet ky komunitet.

 

Nëpërmjet rasteve të denoncuara nga pjesëtarë të ndryshëm të komunitetit pranë Aleancës Kundër Diskriminimit LGBT, oficerët e policisë patën mundësi të dëgjojnë historitë e tyre dhe të kuptojnë se ky është një komunitet si gjithë të tjerët, e megjithatë ndryshe nga të tjerët, përjeton diskrimin në doza më të larta.

Scroll to Top