Vendimi historik në SHBA: Punëtorët e komunitetit LGBT nuk mund të pushohen nga puna!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Gjykata Supreme e SHBA ka vendosur që punëdhënësit që pushojnë punëtorët vetëm se janë homoseksualë ose transgjinorë po shkelin ligjet e të drejtave civile të vendit.

Në një vendim 6 me 3 Gjykata tha që ligji federal, i cili ndalon diskriminimin në bazë të gjinisë, duhet të kuptohet se përfshin orientimin seksual. Vendimi është një fitore e madhe për punëtorët LGBT dhe aleatët e tyre. Dhe kjo vjen edhe pse gjykata është rritur në numër nga ana e konservatorëve.

“Një punëdhënës nuk mund të pushojë një individ vetëm se është homoseksual ose transgjinor, për tipare ose veprime që nuk do t’i merrte parasysh tek anëtarët e një seksi tjetër,” shkroi gjykatësi Neil Gorsuch.

Z. Gorsuch, i cili u propozua në gjykatë nga Presidenti Donald Trump, hodhi poshtë idenë se autorët e ligjit nuk kishin për qëllim një kuptim kaq të gjerë.

“Kufijtë e imagjinatës së hartuesve nuk japin arsye për të injoruar kërkesat e ligjit,” shkroi ai. Kapitulli VII i Ligjit për të Drejtat Civile i vitit 1964 u ndalon punëdhënësve të diskriminojnë punonjësit në bazë të seksit, si dhe gjinisë, racës, ngjyrës, origjinës kombëtare dhe fesë./ HistoriaIME

Scroll to Top