Cynthia Nixon ose si shumica prej nesh e njohim, Miranda Hobbes te seriali I famshëm “Sex and the City” është një zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të komunitetit LGBT.
Nixon mbajti një fjalim pasionant në një tubim solidariteti duke protestuar për ndalimin e emigracionit të Presidentit Trump, pranë vendit ku nisi revolta për të drejtat e komunitetit LGBT, në Stonewall Inn në 2017 dhe fjalimi nisi kështu, “Përshëndetje vëllezër. Pershendetje motra. Përshëndetje vëllezër dhe motra që refuzoni sistemin binar të gjinisë. “
Nixon, e cila është e martuar me Christine Marinoni që në vitin 2012, vazhdoi të thotë: “Si njerëz LGBT, ne e dimë se sa e rëndësishme është të dalim hapur, por unë do të argumentoja që dalja jonë nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme sesa tani. Ne duhet të dalim jo vetëm si queer, por si njerëz që e dinë shumë mirë se si është të të etiketojnë si “ndryshe”, “më pak I vlefshëm”, “objektiv i lehtë nëse kërkon dikë për të bulluar, ngacmuar, diskriminuar, demonizuar, rrahur, madje edhe për të vrarë “.
Nixon na bën të kuptojmë se nuk jemi vetëm në këtë botë, por ka grupe të tjera të diskriminuara po ashtu si komuniteti LGBT dhe duke u solidarizuar me kauza të ndryshmë ne i afrohemi një hap më afër fitores së të drejtave të barabarta për të gjithë.