Lena Waithe është aktore, shkrimtare dhe producente dhe ajo hyri në histori në 2017 si gruaja e parë me ngjyrë që fiton çmimin Emmy për komedi. Waithe që identifikohet si queer e përdori rastin e fitores së saj historike për të mbajtur një fjalim inspirues për “familjen LGBTQI+”.
“Gjërat që na bëjnë të ndryshëm, janë superfuqitë tona.” – tha ajo. Ajo shfrytëzon çdo moment të mundshëm për të folur për të drejtat e komunitetit LGBTQI+. Në Met Gala ajo veshi një pelerinë me ngjyrat e flamurit LGBTQI+ dhe ky ishte një veprim shumë i guximshëm nga ana e saj duke marr parasysh që eventi kishte temë fetare.
“Tema për mua është “Ji vetëvetja”, në fund të fundit jemi krijuar të gjithë në imazhin e zotit, apo jo?” – tha ajo.