Rubrika “Personazhi i ditës” – Edlira Mara

Facebook
Twitter
LinkedIn

Edlira Mara është aktiviste e lëvizjes LGBT+ prej 10 vitesh dhe një feministe e flaktë. Është bashkëthemeluese e ProLGBT si dhe ka kontribuar në fillimet e portalit Historia Ime. Ajo është pjesë e  stafit të Strehës, shelterit të parë për personat LGBT+ në të gjithë Europën Juglindore që në vitin 2014 në pozicionin e outreach/koordinatore terreni. Ka mbaruar studimet Bachelor për Manaxhim Biznesi dhe është mbrojtëse e apasionuar e të drejtave të njeriut në përgjithësi.

Vizioni i Edlirës është integrimi më i gjerë i sa më shumë individëve nga komuniteti LGBT+, në një shoqëri më të lirë, të hapur, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse për personat LGBT+. Edlira gjithashtu ka qënë koordinatore e projektit “Besim dhe Siguri 1” ku qëllimi ishte rritja e ndërgjegjësimit të komunitetit LGBT+ për të denoncuar incidente kriminale me bazë homofobie dhe të informojnë forcat e policisë mbi format e diskriminimit kundër këtij komuniteti.

Scroll to Top