Oskar Uailld ishte një shkrimtar dhe poet Anglez. Lindi në Dublin në vitin 1856 dhe vdiq në vitin 1900 në Paris. I ati ishte kirurg dhe e jëma ishte poete dhe shkrimtare. Uailld studjoi në Kolegjin ‘’Trinity’’ të Dublinit dhe në Oksford shkenca klasike.
Ishte përkrahës i dogmës ‘’arti për artin’’. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt i famshëm dhe shumë e kërkuar nga qarqet letrare.
Libri i parë që boton, është një kolazh poezish , që botohen në vitin 1881. Një vit më pas do të fillojë një turne në Amerikën e Veriut me një seri të madhe me leksione. Atëherë shkruajti dramën ‘’Vera’’. Vijojnë më pas libra si , ‘’ Princi i lumtur dhe përralla të tjera’’,
ne 1888, ‘’Krimi i lord Savili dhe tregime të tjera’’, në vitin 1891, ‘’Shtëpia e Shegëve’’ dhe ‘’Dukesha e Paduas’’, në vitin 1892 u botuan ‘’Portreti i Dorian Greit’’.
Por veprat e tij që e bënë më të njohur ishin: ‘’Freskuesja e Leidi Uendermir’’ e vitit 1892, ‘’Një grua e parëndësishme’’ e vitit 1893. Në burgjet Riding shkruajti dhe dy libra të tjerë: ‘’De profundis (nga thellësia’’ dhe ‘’Balada e Burgut Riding’’
U influencua shumë nga edukimi që mori nga prindërit e tij, sidomos në formimin e karakterit, ashtu si edhe të interesimeve të tij. E jëma , një poete e njohur e asaj kohe, organizonte cdo javë festa në shtëpinë e tyre, në të cilat ftonte shkrimtarë të famshën dhe bisedat kishin të bënin me artin dhe qytetërimin.
I ati i tij, përvec se një doktor i famshëm, ishte edhe një stujues i mirëfilltë i qytetërimeve, arkeologjisë dhe miteve të Keltëve. Dashuria e tij për gjuhën greke i solli shumë nderime në Universitet. Së bashku me profesorin e tij që studjonin shkrimet e lashta greke, filluan një turne në greqi, për të njohur vëndin ku lindën shkrimtarët e tij të preferuar.
Kishte nje mendjemrehtësi të madhe, dhe inteligjenca e tij u njoh shumë herët. Uailld vetë dallohej nga ecentrizmi i tij dhe provokonte shumë veset konservatore të Anglisë viktoriane. Pavarësisht se ishte një anëtar i shoqërisë së lartë, nuk bënte dallime dhe në leksionet e tij mblidhte njerëz nga të gjitha klasat dhe minoritetet. Në vitin 1884 martohet, dhe me vonë do të lindin dhe dy fëmijëte tij, tek të cilët do të përkushtohet. Atyre u dedikohen edhe përrallat simbolike që shkruajti në atë periudhë.
Ishte kundër cdo lloj dogme (ashtu sikur e shprehte shoqëria viktoriane). Shpesh here e ironizonte deri në cinizëm, hipokrizinë e njerëzve të asaj kohe: ‘’Ajo që është interesante për njerëzit e botës së mirë, është maska që cdonjëri nga ata do të veshë dhe jo realiteti që ndodhet poshtë maskës’’.
Ndjente një neveri të madhe për mediokritetin të intelektualizmit që në atë periudhë mundohej të mbizotëronte. Kritikat që merrte i përballonte me shumë humor. Ftonte Anglinë konservatore të ndryshonte sjelljen e saj hipokrite dhe të luftonte tabutë e saj.
Ishte mbështetës i zjarrtë i metafizikës, besonte tek fuqitë e errëta që përrethojnë jetën tonë. Konsideronte se e ardhmja mund të parashikohej. Nga prindërit e tij u edukua me mite dhe tradita të qytetërimeve të tjera. Mori pjesë në shumë grumbullime shpirtërore, sidomos tek ato që organizonte e ëma në shtëpinë e tij. Xhaxhai i tij, Carls Maturin ishte nga shkrimtarët e parë të historive fantastike.
Interesat e tij metafizike duken thellë tek Portreti i Dorian Greit që shokoi kritikët e kohës së tij. Tek kjo vepër duket qartë ndarja e vetvetes se jashtme dhe të brendshmes. Përpjekja e Heroit për të mbajtur të ri vetveten e tij të jashtme, domethënë duke ndjekur ambicjen që e bën si të huaj ndaj shpirtit të tij. Duke mos duruar këtë përcarje, heroi shkatërron pikturën – idhull, domethënë vetveten inferiore së bashku më ambicjen e tij. Kështu clirohet duke kuptuar se pavdekshmëria dhe bukuria janë karakteristika të Shpirtit dhe jo të formës shprehëse të tij. Duket qartë ngjashmëria me doktor Faust.
Oskar Uailld merret gjithmonë me të bukurën. Shikon artin por edhe jetën me syrin e të sapolindurit dhe refuzon fuqinë e dijes se dorëzuar. Beson se si dija ashtu edhe arti duhet të përjetohen. Besonte se jeta nuk është shkolla e duhur për Artin, por është vetë arti , domethënë arti për artin. E kishte integruar në një realitet tjetër, që nuk kishte të bënte me përditshmërinë. Ishte kundërshtar i cdo përshkrimi ose rishfaqjeje realistike. Ishte dakort me Platonin se arti udhëheq në një lloj cmendurie hyjnore. Ndihmon më vonë lindjen e rrymave të reja ose ripërjetuese të shkollave të vjetra.
Oskar Uailld ishte një shkrimtar i madh i cili provokoi pseudo – etikat e epokës së tij. Ishte një njohës dhe një admirues i shkrimeve të grekëve të lashtë. Besonte se Qytetërimi i lashtë grek mishëronte bukurinë dhe harmoninë. Ishte Jokonfromist dhe ecentrik, por këto karakteristika nuk e penguan të studjojë filozofinë klasike. Veprat e tij mbeten të freskëta dhe aktuale akoma dhe në ditët e sotme.
Mënyra e tij eksentrike e të sjellurit dhe manierizmat femërore ngritën pyetje në atë kohë rreth seksualitetit të tij. Mendohet se ai ka pasur marrëdhënie me disa meshkuj, Konstancën të shoqen e tij dhe me djem të rinj të cilët ai i paguante. Ai e pati tërheqjen e parë nga një mashkull në moshën 16 vjecare.
Shkrimet dhe seksualiteti i tij i diskutueshëm bënë që ai të të fitonte vëmëndjen e disa politikanëve të famshëm, ndër më të njihurit markezi i Queensberry djali it ë cilit, Alfred Douglas kishte pasur një marrëdhënie me Oskar wilde. Markezi e akuzoj wildin për praktikimin e homoseksualitetit dhe wilde iu kundërpërgjigj duke e akuzuar markezin për shpifje. Si rezultat Wilde u akuzua për praktikimin e akteve seksuale nën amendamentin e ligjit criminal dhe u dënua me dy vjet burg dhe punë të rëndë. Ai vazhdoj të shkruante dhe gjatë koheës që ishte në burg.