Aleanca LGBT dhe Pro-LGBT dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe përdorimin e komunitetit LGBTI për qëllime dhe përfitime politike nga partitë politike në vend

Facebook
Twitter
LinkedIn

 

Aleanca LGBT dhe Pro-LGBT dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe përdorimin e komunitetit LGBTI për qëllime dhe përfitime politike nga partitë politike në vend.

Midis deklaratave të turpshme dhe përpjekjeve të shtirura publike, duam të sjellim në vëmendje faktin se komuniteti LGBTI+  nuk ndihet i përfaqesuar nga asnjë parti politike në Shqipëri.

Njera palë është qartazi më e trashë dhe më banale në gjuhë e në përmbajtje, pala tjetër është më e interesuar për të mbajtur përsipër një maskë emancipimi, por fakti është që të gjitha palët e politikës shqiptare jo vetëm që nuk e përfaqësojnë një qytetar LGBT sot në Shqipëri por kanë dështuar në mënyrë sistematike për të mbrojtur të gjitha të drejtat e njeriut në Shqipëri.

LGBT është populli i papërfaqësuar ashtu si gjithë populli tjetër shqiptar. I papërfaqësuar nga askush.

Turp dhe neveri për politikanët e të dyja palëve që historikisht në vend të mendojnë për zgjidhjen e problemeve për qytetarët zbulojnë nga arsenali i tyre stereotipe banale për tu marrë me njëri-tjetrin teksa në vazhdojmë të mbetemi qytetarë të nëpërkëmbur.

Scroll to Top