Kosta Rika, legalizon martesat e të njëjtit seks

Facebook
Twitter
LinkedIn

 

Kosta Rika, vendi në Amerikën Qendrore përfundimisht ka legalizuar zyrtarisht martesat e të njëjtit seks.

Me datën 26 maj, Regjistri Civil i vendit do të fillojë përpunimin e regjistrimeve në mënyrë që të krijohet praktikisht mundësia që çiftet e të njëjtit seks të martohen zyrtarisht.

“Regjistri Civil ka bërë përpjekje të konsiderueshme në rregullimin e të gjitha sistemeve kompjuterike në çështjet e gjendjes civile, me qëllim të administrimit të këtyre regjistrimeve në një kohë të shpejtë dhe të përpiktë, gjithmonë brenda kornizës së sigurisë së përshtatshme dhe efektive të regjistrit, si zakonisht nga institucioni ynë.”-ka thënë në një deklaratë zyrtari i lartë Luis Guillermo Chinchilla.

Kosta Rika ka një histori të gjatë të luftës për këtë të drejtë, ndërsa vetëm në vitin 2018, Gjykata Supreme e vendit vendosi se ishte jokushtetuese të ndalojë çiftet e të njëjtit seks të martohen./ HistoriaIme

Scroll to Top