Situata e koronavirusit të ri, COVID-19, ka ndikuar tmerrësisht keq përsa i përket punonjësve të seksit, në Itali dhe jo vetëm, pasi izolimi ka bërë që punonjëset e seksit të humbasin punën e tyre, dhe të mos kenë para për të mbijetuar.
Më shumë se njëzet punonjëse të seksit, dhe persona transgjender, të ardhur nga Amerika Latine, për të punuar në Itali, i janë drejtuar famullisë së Bekuar, Virgin Immaculate e Torvaianica për ndihmë.
Këtu ato gjetën mirëkuptimin dhe ndihmën e famullitarit, Fr Andrea Conocchia, i cili, më 4 prill, njoftoi peshkopin e Albano Marcello Semeraro për situatën.
Prifti ka deklaruar për mediat italiane, se u ka kërkuar motrave dhe miqve të tij, që për këtë problem t’i shkruajnë Papa Françeskut.
Letrat janë dërguar në gjuhën spanjolle, dhe aty tregohen historitë e punonjësve të seksit, historitë njerëzore të vetmisë së tyre, largimit nga shtëpia, diskriminimit, prostitucionit, në disa raste edhe në moshë shumë të re.
Don Andrea Conocchia i kishte dorëzuar këto letra për kardinalin Konrad Krajeëski, zëdhënësi i Papës, i cili informoi personalisht papa Françeskun. Dhe tanimë, ditët e fundit, përgjigjja e Papës ka mbërritur.
Papa Françesku, ka ofruar para, për të paguar faturat, për të paguar qiranë e shtëpisë ose për të blerë gjërat themelore.
Punonjëset e seksit janë mahnitur nga gjesti i Papës, dhe ato kanë regjistruar disa mesazhe audio, në gjuhën spanjolle, dhe i janë dërguar zëdhënësit të Atit të Shenjtë, përmes zëdhënësit të tij./ HistoriaIme