Çfarë duhet të dinë njerëzit me HIV për koronavirusin!

Facebook
Twitter
LinkedIn

John Brooks nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka thënë se njerëzit të cilët janë HIV pozitiv kanë një mundësi më të madhe të preken nga koronavirusi i ri, COVID-19.
Megjithatë, duke pasur parasysh se COVID-1 mbetet i panjohur si sëmundje, ai këshilloi që të gjithë personat me HIV të marrin masa paraprake.

Rekomandimet e Brooks përfshijnë sigurimin e të paktën një furnizim 30-ditor më ilaçe, informimin për vaksinat kundër gripit dhe pneumonisë dhe krijimin e një plani për kujdesin klinik nëse është i izoluar ose në karantinë.
“Mbani rrjete sociale, dhe kontaktoni me njerëzit e tjerë, kontakti shoqëror na ndihmon mendërisht”-tha ai.
Edhe pse shumë pak dihet nga ky virus, është e qartë se të moshuarit, ata me sëmundje të tjera dhe njerëzit me sistem imuniteti të kompromentuar kanë një gjasë më të lartë të kenë pasoja nga kjo sëmundje. Kjo mund të përfshijë njerëz që jetojnë me HIV, veçanërisht ata me numër të ulët të CD4. Por marrja e disa masave paraprake themelore mund të ulë rrezikun dhe të përmirësojë mirëqenien tuaj.

Shkalla e vdekshmërisë për COVID-19 mendohet të jetë rreth 2.5%, bazuar në numrat e raportuar në zonat më të goditura të Kinës. Kjo është në thelb më e lartë se gripi tipik sezonal (rreth 0,1%), por shumë më i ulët se niveli i vdekjeve të koronaviruseve SARS (sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes) dhe MERS (Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme), rreth 10% dhe 30%, përkatësisht .

Sidoqoftë, shkalla e vërtetë e vdekshmërisë COVID-19 nuk dihet ende sepse nuk është e qartë se sa njerëz kanë kontraktuar virusin e ri.
Një numër i madh i njerëzve nuk kanë simptoma ose i kanë të buta, dhe ata kurrë nuk kërkojnë me kujdesin mjekësor, pra, grupi i të infektuarve mund të jetë shumë më i madh dhe shkalla e vdekjeve mund të jetë shumë më e ulët. Marrja e një trajtimi mbështetës në fazat e para të sëmundjes gjithashtu ul rrezikun e vdekjes.

Shumica e njerëzve me COVID-19 kanë simptoma të buta përfshirë ethe, kollë dhe gulçim. Rreth 20% zhvillojnë simptoma më të rënda, përfshirë pneumoni dhe sindromën e vështirësisë së frymëmarrjes akute, të cilat mund të kërkojnë kujdes intensiv dhe në disa raste ventilim mekanik.

Por jo të gjithë ata që kontraktojnë virusin janë në rrezik të barabartë. Sipas një studimi të fundit nga Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve më shumë se 45,000 rasteve të konfirmuara, njerëzit me kushte të një sëmundje tjetër kishin nivele më të larta të vdekjes: 5.6% për kancer, 6.0% për presion të lartë të gjakut, 6.3% për sëmundje kronike të frymëmarrjes, 7.3 % për diabetin dhe 10.5% për sëmundjet kardiovaskulare. Rreziku më i madh është parë tek njerëzit e moshës 80 vjeç ose më të vjetër, me 14.8%, shkalla e vdekshmërisë.
Ekspertët nuk e dinë ende se sa kohë duhet që dikush mund të transmetojë koronavirusin, përpara se të zhvillojnë simptoma ose pasi të shërohen. Është gjithashtu e paqartë nëse virusi mund të mbetet në trup dhe më vonë të rikthehet; nëse i jep imunitet dhe, nëse po, për sa kohë; ose cila është mundësia që të infektohen përsëri, ata që një herë janë shëruar.

Studiuesit janë gjithashtu në vështirësi, për të zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19. Disa ilaçe kundër HIV kanë treguar aktivitet kundër koronavirusit.
Po në lidhje me njerëzit me HIV?

Krahasuar me popullsinë e përgjithshme, njerëzit me imunitet të kompromentuar kanë rrezik më të madh për të zhvilluar sëmundjen më seriozisht. Popullsia HIV po plaket, dhe gati gjysma janë mbi 50 vjeç.

Midis njerëzve që jetojnë me HIV, “gjithçka bazohet në nivelin e imunitetit të tyre,” -thotë Steve Pergam, MD, MPH, i Divizionit të Vaksinave dhe Sëmundjeve Infektive në Qendrën Kërkimore të Kancerit Fred Hutchinson.
“Për një pacient me HIV i cili është në terapi të qëndrueshme antiretrovirale dhe ka një numër normal CD4, rreziku i tyre mund të ulet paksa. Për njerëzit që kanë një sistem imuniteti të rikonstruktuar për shkak të trajtimit, unë mendoj se rreziku nuk do të jetë jashtëzakonisht i ndryshëm. “-thotë ai më tej.

“Për pacientët me kancer në kimioterapi, njerëzit me transplant të organeve të ngurta ose transplantime të palcës së eshtrave dhe ata që përdorin steroide me dozë të lartë për sëmundje autoimune, rreziku ka të ngjarë të jetë më i rëndë,” –vijon ai.
Njerëzit me një sistem të dobësuar imunitar mund të mos jenë në gjendje të luftojnë kundër virusit.
Marrja e masave paraprake

Ekspertët rekomandojnë që të gjithë të marrin masa paraprake me sens të përbashkët për të parandaluar transmetimin e koronavirusit të ri – të njëjtat që rekomandohen për të parandaluar gripin sezonal:

Shmangni kontaktin e ngushtë – domethënë brenda 1.5 metrash – me njerëz që kanë një kollë ose simptoma të tjera të bllokimit të frymëmarrjes.
Lani duart tuaja me sapun dhe ujë tërësisht dhe shpesh për të paktën 20 sekonda.
Përdorni dezinfektues për duar me bazë alkooli kur sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm.
Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës.
Njerëzit e shëndetshëm nuk kanë nevojë të vendosin në mënyrë rutinore maska për të parandaluar infeksionin, por përdorni maskë nëse kujdeseni për dikë që është i sëmurë.
Merrni vaksinën e gripit. Njerëzit e moshuar duhet të konsiderojnë vaksinimin kundër pneumonisë.
Nëse jeni i sëmurë:

Kollituni ose teshtini në një shami ose bërrylin tuaj të përkulur, dhe hidhni menjëherë shamitë ose letrat higjienike në plehra.
Shmangni kontaktin e ngushtë me të tjerët.
Qëndro në shtëpi nëse je i sëmurë.
Nëse mendoni se mund të keni qenë të ekspozuar ndaj koronavirusit, kontaktoni menjëherë një ofrues të kujdesit shëndetësor nëse keni ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje. (Për Shqipërinë, kontaktoni 127)
Para se të shkoni në një klinikë ose spital, telefononi përpara që stafi të marrë masat e duhura. (Për Shqipërinë, kontaktoni 127)
Vendosja e një maskë për fytyrën mund të ndalojë përhapjen e pikave që mund të transmetojnë virusin te të tjerët.
Individët e moshuar, njerëzit që jetojnë me HIV dhe ata me sëmundje kardiovaskulare ose kushte të tjera mund të përfitojnë nga masa paraprake shtesë.
“Unë këshilloj njerëzit që të kenë dezinfektuesin e duarve kudo ku shkojnë dhe ta përdorin atë shpesh në vende publike — Unë e kam atë në xhep gjatë gjithë kohës. Lani duart tuaja me sapun dhe ujë aq kohë sa të këndoni këngën “Happy Birthday”, “-këshillon Pergam.

Personat që kanë nevojë për ilaçe pa recetë duhet të përpiqen të kenë një furnizim që të zgjasë të paktën disa javë dhe mundësisht disa muaj.
Mungesat e ilaçeve mund të ndodhin sepse përbërësit për shumë ilaçe, veçanërisht gjenetike, prodhohen në Kinë.

Është gjithashtu një ide e mirë që të keni së paku një furnizim dy-javor ushqimi, ujë, furnizime higjienike dhe nevoja të tjera shtëpiake. Dhe mos harroni të rezervoni ushqime për kafshët shtëpiake./ HistoriaIme

Përkthyer pjesërisht nga poz.com

Shënim i përkthyesit/ Të dhënat dhe faktet e artikullit të mësipërm mund të ndryshojnë për ditët në vijim, kjo për shkak se koronavirusi COVID-19, është në faza testuese dhe të dhëna të tjera mund të dalin nga ekspertët!

Scroll to Top