Shërohet nga HIV personi i dytë në botë

Facebook
Twitter
LinkedIn

Një burrë nga Londra është bërë personi i dytë në botë që shërohet nga HIV, thonë mjekët.

Adam Castillejo është tanimë i shëruar, pas 30 muajve që kur ka ndaluar terapinë anti- retrovirale.

Ai nuk u shërua nga ilaçet kundër HIV, por nga një trajtim i qelizave burimore që ai mori për një kancer që ai gjithashtu kishte, raporton revista “Lancet HIV”.

Donatorët e atyre qelizave burimore kanë një gjen jo të zakonshëm dhe tani z. Castillejo, është i shëruar nga HIV.

Në vitin 2011, Timothy Brown, “Pacienti i Berlinit” u bë personi i parë i raportuar si i kuruar me HIV, tre vjet e gjysmë pasi kishte një trajtim të ngjashëm.

Cili është trajtimi?

Transplantet e qelizave burimore (staminale) duket se ndalojnë virusin të përsëritet brenda trupit, duke zëvendësuar vetë qelizat imune të pacientit me ato donatore që i rezistojnë infeksionit HIV.

Adam Castillejo – “Pacienti London” tani 40-vjeçar, i cili ka vendosur të dalë publikisht me identitetin e tij, nuk ka ndonjë gjurmë aktive dhe të zbulueshme të HIV në gjakun, spermën apo indet e tij, thonë mjekët.

Studiuesi kryesor Prof. Ravindra Kumar Gupta, nga Universiteti i Kembrixhit, i tha BBC News: “Kjo përfaqëson kurimin e HIV-it me siguri të plotë”

“Gjetjet tona tregojnë se suksesi i transplantimit të qelizave burimore si një ilaç për HIV, i raportuar për herë të parë nëntë vjet më parë në Pacientin e Berlinit, mund të përsëritet.”-shtoi ai.

Terapia agresive u përdor kryesisht për të trajtuar kanceret e pacientëve, dhe jo HIV-in e tyre.

Dhe ilaçet aktuale të HIV mbeten shumë efektive, që do të thotë se njerëzit me virus mund të jetojnë jetë të gjatë dhe të shëndetshme./ I.M Dritare-net

Scroll to Top