Legalizimi i martesave gay ka shkaktuar një rënie dramatike të niveleve të vetëvrasjeve LGBT

Facebook
Twitter
LinkedIn

Në qershor të vitit 2015 Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara shpalli ligjin që lejon martesat mes seksit të njëjtë në 50 shtetet e saj.

Legalizimi i martesës gay, u dha mbi 1100 dispozita statutore çifteve të të njëjtit seks, shumë prej tyre duke u dhënë të drejta dhe privilegje që më parë u kishin lejuar vetëm çifteve heteroseksuale.

Pas vendimit, Presidenti Barack Obama tha se vendimi do të “forcojë të gjitha komunitetet tona” duke ofruar dinjitet dhe status të barabartë për të gjithë çiftet e të njëjtit seks dhe familjet e tyre.

Ai e quajti atë një “fitore për Amerikën.

Sidoqoftë, nga ligji nuk përfitojnë vetëm çifte të të njëjtit seks, të cilët dëshirojnë të martohen, ai gjithashtu pati një ndikim dramatik tek të rinjtë LGBT. Dy vjet pas legalizimit të martesës homoseksuale, shkalla e tentimit të vetëvrasjeve midis të rinjve LGBT ra në mënyrë të konsiderueshme sipas Associated Press.

Vetëvrasja është shkaku i dytë i vdekjes për adoleshentët amerikanë. Adoleshentët LGBT kanë pesë herë më shumë të ngjarë të bëjnë një akt të tillë sesa moshatarët e tyre heteroseksualë.

Studimi u krye me mbi 26,000 pjesëmarrës të rinj LGBT në 32 shtetet ku martesa gay ishte legalizuar me vendimin e Gjykatës Supreme 2015.

Studimi zbuloi se nivelet e përpjekjeve për vetëvrasje ranë 7% në mesin e të gjithë studentëve dhe 14% në mesin e të rinjëve homoseksualë pasi martesa me të njëjtin seks u legalizua në secilin shtet.

Nuk kishte asnjë ndryshim sipas studimit, në shtetet kur martesa me të njëjtin seks nuk ishte legalizuar.

Ndërsa ndryshimi në përpjekjet për vetëvrasje nuk dëshmon se ka një lidhje të drejtpërdrejtë, studiuesit besojnë se ligji i bëri të rinjtë LGBT të ndjehen “më shpresëdhënës për të ardhmen”. Ata gjithashtu besojnë se masat rritën tolerancën midis bashkëmoshatarëve të tyre .

Një studim në  Danimarkë dhe Suedi i publikuar në vitin 2019 gjeti rezultate të ngjashme midis çifteve të martuara gay.

Martesa e të njëjtit seks u bë e ligjshme në 2009 në Suedi dhe 2012 në Danimarkë.

Studimi zbuloi se çiftet e të njëjtit seks kishin një rënie prej 46% të vetëvrasjeve, krahasuar me 28% të atyre heteroseksuale.

“Megjithëse nivelet e vetëvrasjeve në popullsinë e përgjithshme të Danimarkës dhe Suedisë kanë qenë në rënie në dekadat e fundit, shkalla për ata që jetojnë në martesë të të njëjtit seks u zvogëlua me një ritëm të mprehtë, gjë që nuk është vërejtur më parë,”- vunë në dukje studiuesit./ HistoriaIme

Scroll to Top