Historitë e patreguara të komunitetit LGBTI në Bristol do të publikohen për herë të parë

Facebook
Twitter
LinkedIn

Varrezat e njohura, dhe ndër më të mëdhatë në Britani të Madhe, Arnos Vale në Bristol, u hapën për herë të parë në vitin 1837.

Varrezat kanë të dhëna për varret e 170,000 njerëzve të varrosur atje.

Por, tanimë në një projekt të ri që po zhvillohet në Bristol, aty do të tregohen historitë për të cilat nuk është folur kurrë, historitë e personave LGBTI.

Udhëtimet e mrekullueshme të Drop Dead në varrezat “Arnos Vale” drejtohen nga Sacha Coward dhe Sheldon Goodman për të rritur ndërgjegjësimin për historitë për të cilat nuk flitet.

“Ne duam të veprojmë si ambasadorët e tyre, të tregojmë historitë që ata nuk mund t’i tregonin kur ishin gjallë,”- tha zoti Goodman.

“Njerëzit i kanë harruar ato, dhe kjo është ajo që ne po përpiqemi të bëjmë, të rikthejmë histori.”

“Një pjesë e madhe e historive bazohet në supozime sepse nuk ka të dhëna konkrete për këta njerëz.

Shpesh regjistrimet e gjetura flasin për kryetarin e një familjeje dhe një vizitor, për të cilin ata shkruanin në ditarin e tyre.

Duke parë detaje, e kupton se ata në të vërtetë ishin partnerë,” tha Goodman.

Historitë që ata kanë studiuar përfshijnë artistin Charles Branëhite, i cili shkroi për lidhjen e tij të ngushtë me artistin tjetër William James Muller, dhe shkrimtarin e himnit Anna Laetitia Waring.

“Këto varreza janë tani kaq të mbaruara, megjithëse pikturat e Branëhite ekspozohen në galeritë në të gjithë Evropën.

Kjo shtron pyetje se cila është natyra e vërtetë e memorialeve – vepra e tij ose gur varri, dhe është e trishtueshme që shoqëria i harron këta njerëz,” tha z. Goodman.

Varrezat u krijuan nga Charles Underwood në stilin e një Necropolis Greke. / Historiaime

Scroll to Top