Gjykata Kushtetuese e Kroacisë në një vendim historik, ka vendosur se çiftet e të njëjtit seks në Kroaci kanë të drejtë të jenë prindër kujdestarë me të njëjtat kushte si të gjithë të tjerët.
Gjykata kushtetuese kroate, mori këtë vendin pas një sërë kërkesash se ҫiftet e të njëjtit seks nuk mund të kenë fëmijë nën kujdestarinë e tyre dhe pas debateve të ashpra mes institucioneve në vend.
Gjykata Kushtetuese nuk i shfuqizoi dispozitat ligjore të kundërshtuara në ligjin ekzistues, duke argumentuar se kjo do të krijonte një boshllëk juridik, por deklaroi pa mëdyshje se përjashtimi i çifteve të të njëjtit seks nga kujdestaria ishte diskriminues dhe antikushtetues, dhe vendosi udhëzime të qarta për gjykatat, qendrat e mirëqenies sociale dhe organet e tjera vendimmarrëse në lidhje me këto çështje.
Edhe pse nuk ka ndërhyrë në tekstin ligjor, Gjykata Kushtetuese në argumentimi ne saj të gjatë, shprehet qartazi se ҫiftet e të njëjtit seks kanë të drejta të barabarta nga ana prindërore, me të gjithë ҫiftet e tjera, dhe se përjashtimi i tyre ishte diskriminues dhe antikushtetues, e kësisoj i prapranueshëm nga organi më i lartë i drejtësisë kroate.
Më herët në Kroaci, një ҫift gej Kožić-Šegotam kishin fituat gjyqin në Gjykatën Administrative për të qenë prindër të një fëmijë, por ҫuditërisht këtë vendim kishte refuzuar ta pranonte dhe ta zbatonte Qendra e Mirëqenis Sociale në Kroaci, ndërsa Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Mirosllav Šeparovićm tha se ҫështja në fjalë nuk ndikoi në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Lidhur me rastin Kožić-Šegota, ai theksoi se Qendra e Mirëqenies Sociale duhet të kishte vepruar duke zbatuar vendimin e Gjykatës Administrative e cila i lejoi çiftit të ishin prindër kujdestarë edhe pa këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Sidoqoftë, vendimi i Gjykatës Kushtetuese i detyron më tej ata që të respektojnë vendimin e gjykatës së ulët, dhe vëren se ky çift i të njëjtit seks nuk duhet të diskriminohet dhe se ata mund të jenë prindër kujdestarë me të njëjtat kushte si kushdo tjetër që plotëson kërkesat ligjore.