Të martën janë mbajtur zgjedhjet në shtetin e parë të SHBA, në Iowa, për të zgjedhur një kandidat për President të SHBA-së, nga demokratët që do të kandidojë përballë republikanit Donald Trump në zgjedhjet Presidenciale të 2021.
Edhe pse rezultati ka vonuar ndjshëm për shkak të një problemi të aplikacionit të demokratëve, rezultatet fillestare janë surprizuese.
Garën deri më tani e kryeson Pete Buttigieg, i cili më herët ka pranuar hapur orientimin e tij seksual.
Buttigieg e kryeson garën me 26.8%, i ndjekur nga Bernie Sanders me 25.2%, ndërsa në vendin e tretë është Elisabeth Warren me 18.4%.
Partia Demokratike, ka thënë se këto rezultate janë nga të dhënat në 71% të zonave zgjedhore në Iowa.
Iowa është shteti i parë, ndërsa do të pasohet me një sërë votimesh të tjera në të gjitha shtetet, për të kulmuar në primaret presidenciale tek demokratët, që do të mbahen në korrik.
Peter Paul Montgomery Buttigieg, ka lindur në 19 janar 1982, ndërsa ka pranuar hapur që është anëtar i komunitetit LGBTI në vitin 2015, ai më parë ka qenë kryetar i Bashkisë së South Bend në SHBA.
Buttigieg është i diplomuar në Kolegjin Harvard dhe Universitetin e Oksfordit, ai ka shërbyer si oficer i zbulimit detar në Rezervën e Marinës së Shteteve të Bashkuara, duke marrë gradën e togerit. Në vitin 2014, ai u vendos në Afganistan për shtatë muaj dhe iu dha Medalja e Përgjithshme e Urimeve të Shërbimit./ HistoriaIme