Shërohet personi i parë me HIV përmes ilaҫeve!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Studiuesit thonë që HIV është shëruar për herë të parë në histori me ilaҫe, gjë e cila  krijon një shpresë të madhe drejt një kure për HIV-in!

Studimi ka përfshirë një burrë brazilian 34-vjeçar i cili u diagnostikua me HIV në vitin 2012. Ai filloi terapi antiretrovirale (ART) dhe iu dha ilaçe të tjera që përfshinin nikotinamide, një formë e vitaminës B3.

Studiuesit thanë që atij iu dha ai trajtim për 48 javë, dhe më pas ai ndaloi marrjen e medikamenteve. Pesëdhjetë e shtatë javë më vonë, ADN-ja HIV nuk mund të gjendej në qelizat e tij dhe testet HIV kthehen negativisht.

“Ky rast është jashtëzakonisht interesant dhe unë me të vërtetë shpresoj se mund të nxisë kërkime të mëtutjeshme për një kurë HIV,” – tha Dr. Andrea Savarino nga Instituti i Shëndetit në Itali organizatës U.K. AIDS Aidsmap. Savarino bashkë-drejtoi studimin.

“Rezultati ka shumë të ngjarë të mos jetë i riprodhueshëm,” -paralajmëroi ai, duke e quajtur atë një rezultat “paraprak”. Ai tha se katër persona të tjerë morën të njëjtin trajtim, por që HIV-i qëndroi akoma në trupin e tyre.

Specialisti për HIV, Sharon Leëin, nga Instituti Doherty në Australi i tha Reuters se çështja është “shumë interesante”.

“Meqenëse ky njeri ishte pjesë e një studimi më të madh klinik, do të jetë e rëndësishme të kuptohet plotësisht se çfarë ndodhi me pjesëmarrësit e tjerë,” tha ajo.

Vetëm një pjesë e vogël e njerëzve kanë parë që HIV-i i tyre të hyjë në reaksion në dy dekadat e fundit, përfshirë edhe “pacientin në Berlin”, dymbëdhjetë vjet më parë. Në rastin e tij, ai mori një transplant të palcës së eshtrave, si trajtim për leuçeminë nga një donator me një gjen të mutuar për proteinën CCR5, e cila gjendet në qelizat e bardha të gjakut. HIV përdor proteinën për të hyrë në qelizë, por nuk mund t’i bashkëngjitet versionit të mutuar.

Ai që atëherë ka testuar negativ për virusin.

Në vitin 2019, studiuesit njoftuan se ata ishin në gjendje të kuronin HIV-in në dy persona të tjerë. Në të dy rastet, njerëzit që jetojnë me HIV morën një transplant të palcës së eshtrave nga dikush me mutacion CCR5.

Këto raste i kanë ndihmuar studiuesit të kuptojnë më mirë virusin, madje pasi transplantet e palcës së eshtrave janë të rrezikshme dhe jo një zgjidhje praktike për shumicën e njerëzve që jetojnë me HIV.

Njoftimi i fundit përfaqëson personin e parë që dihet se shërohet nga HIV përmes ilaçeve. Ndërsa medikamentet në dispozicion aktualisht mund të ulin ngarkesën virale të një personi deri në pikën ku është i padukshëm, ADN-ja e virusit mbetet në atë që quhet “rezervuari viral” – qelizat imune që janë të infektuar me virusin por jo duke e prodhuar atë në mënyrë aktive.

Doktor Savarino tha që ADN virale nuk mund të zbulohet tek pacienti, ai tha për Pink Neës “mund të japë një tregues të madhësisë së rezervuarit viral.”/ Historiaime

Scroll to Top