Shteti nordik Novegjia, ka vendosur se refugjatët LGBTI të kenë përparisi në krahasim me refugjatët e tjerë, për të marrë statusin e azilantit, dhe të tranferohen më shpejt nga qendrat e azilit në vendbanimin e përhershëm.
“Për fat të keq në shumë vende njerëzit nuk nuk janë të lirë të duan atë që dëshirojnë”, tha ministrja norvegjeze e emigracionit Grude Kreek Almeland.
Ajo shtoi më tej: “Në rreth 70 vende homoseksualiteti është i jashtëligjshëm dhe ata që thyejnë normat gjinore apo të seksualitetit bëhen objekt persekutimi e diskriminimi në vendet e tyre. Ne po ndryshojmë udhëzimet në mënyrë që personave LGBT t’u jepet prioritet”.
Qevria e Norvegjisë ka thënë se ky vendim, vjen në kuadër të mbështetjes për refugjatët që largohen nga vendet me probleme të mëdha, të respektimit të të Drejtave të Njeriut, dhe veҫanërisht komunitetit LGBTI./ HistoriaIme