Të mërkurën e 15 korrkut, 1.814.263 qytetarë me të drejtë vote në Maqedoninë e Veriut iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur qeverinë e re e cila do ta drejtojë vendin në 4 vitet e ardhshme.
Zgjedhjet janë mbajtur në mes të krisës së koronavirusit, ndërsa sipas komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të drejtën e votës e kanë ushtruar 922 678 qytetarë apo 50.86 për qind e votuesve.
Tanimë kur nuëmrimi është drejt fundit, fituesi i këtyre zgjedhjeve është konfirmuar koalicioni “Mundemi” i udhëhequr nga Social-demokratët e LSDM, të Zoran Zaev.
Fitorja e social-demokratëve është një lajm i mirë për komunitetin LGBTI pasi qartasi prej vitesh LSDM ka qenë hapur pro komunitetit LGBTI në këtë vend.
Nga ana tjetër përballë LSDM, paria favorite ishte VMRO-DPMNE, një parti e cila ka mbajtur një linjë kundërshtie ndaj komuitetit LGBTI, dhe asnjëherë nuk ka dhënë votën e saj për të drejtat e këtij komuniteti, dhe në shumë raste ose ka votuar kundër ose nuk ka dhënë një qëndrim të qartë.
Pritet që qeveria e ardhshme e ushëhequr nga Zoran Zaev të jetë në koalicion me një parti shqiptare mes Bashkimit Demokratik të Ali Ahmetit dhe Aleancës për Shqiptarët të Ziadin Selës./ HistoriaIme