Danijel Kalezić, Drejtor Ekzekutiv i Queer Montenegro dhe Bashkëkryetar i Bordit Drejtues të ERA është sulmuar verbalisht mbrëmë në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgorica, në atë që duket të jetë një seri sulmesh verbale dhe fizike kundër pakicave të ndryshme në të gjithë vendin, pas zgjedhjet e 30 gushtit.
Sipas ERA-s, sulmuesit kanë përdorur gjuhë urrejtjeje për të sulmuar orientimin e tij seksual dhe identitetin kombëtar.
Danijel deklaroi në postimin e tij në Facebook se kjo është hera e parë që ai sulmohet që nga viti 2014. Ai vendosi ta bëjë publike këtë incident duke argumentuar se “ata që marrin përgjegjësi politike për Malin e Zi, duhet të marrin përgjegjësinë që të gjithë ne të ndihemi të sigurt dhe të barabartë në përpara ligjit dhe se barazia do të thotë barazi për të gjithë, jo vetëm për një pjesë të njerëzve “.
Mali i Zi, është zhytur në disa trazira pas zgjedhjeve të 30 gushtit, ku partia në pushtet ka fituar zgjedhjet, por ka mbetur në opozitë për shkak se koalicioni opozitar pro-serb, është bërë bashkë për të udhëhequr vendin./ HistoriaIme