Laverne Cox, e njohur kryesisht për rolin e saj si Sophia Burset në serialin shumë të njohur të Netflix, Orange is the New Black, është një grua zezake, transgjinore dhe e para transgjinore e nominuar per çmimin Emmy. Gjithashtu ajo është edhe mbështetëse e të drejtave të komunitetit LGBTQ. Cox ka folur shpesh herë për aksesin e komunitetit LGBTQ në shëndetësi dhe ka ngritur shumë shpesh zërin për të drejtat e personave transgjinorë dhe njerzve me ngjyrë.
“Ne duhet të artikulojmë historitë e atyre që janë më shumë në rrezik, statistikisht ata janë personat transgjinor me ngjyrë që janë të varfër dhe i përkasin klasës punëtore,” shkruajti Cox në rrjetin social Tumblr në vitin 2015. “Kam shpresuar këto vitet e fundit që e gjithë dashuria dhe mbështetja që kam marr nga publiku të përkthehet në mbështetje për të gjithë komunitetin transgjinor.”