Rreth Aleances Kundër Diskriminimit Lgbt

Facebook
Twitter
LinkedIn

Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT (lesbike, gej, biseksualë, transgjinorë) është një organizatë jo-qeveritare shqiptare që parashikon një shoqëri të lire, të hapur, dhe të barabartë për të gjithë identitetet seksuale e gjinore njerëzore.

Aleanca ka për qëllim krijimin dhe fuqizimin e komunitetit shqiptar LGBT, mbrojtjen e të drejtave të tij dhe luftën kundër diskriminimit të bazuar tek orientimi seksual dhe identiteti gjinor.
Aleanca nisi aktivitetet e saj në mars të vitit 2009, kur një grup vullnetarësh LGBT filluan punën mbi hartimin e programeve dhe aktiviteteve për komunitetin, dhe u regjistrua si organizatë jo-qeveritare në nëntor 2009.

Programet dhe aktivitetet e Aleancës LGBT përfshijnë:

  • Fuqizimi i komunitetit LGBT në Shqipëri përmes informimit dhe edukimit pranë qendrës Aleanca LGBT si dhe në terren.
  • Rritja e aksesit të komunitetit LGBT drejt shërbimeve shëndetësore, të punësimit, strehimit, formimit profesional, edukimit ne nivel lokal dhe rajonal, përmes aktiviteteve ndergjegjesuese dhe menaxhimit të rasteve që frekuentojne qendren.
  • Ngritja e kapaciteteve të profesionistëve të shëndetësisë, mjek të përgjithshëm, infermiere dhe specialist të shendetit publik për ceshtje që lidhen me të drejtat e komunitetit LGBT me qëllim krijimin e shërbimeve miqësore.
  • Ngritja e kapaciteteve të profesionistëve të edukimit, mësues të ciklit të ulët dhe të mesëm, pedagogë të Universiteteve publike dhe jopublike  për ceshtje që lidhen me të drejtat e komunitetit LGBT me qëllim uljen e stigmës dhe diskriminimit, si dhe trajtimin e rasteve të bullizmit dhe krijimin e shërbimeve miqësore, për komunitetitn LGBT.
  • Ngritja e kapaciteteve të profesionistëve të shërbimit social në nivel lokal dhe rajonal, punonjës social të qendrave ditore, njësive administrative të pushtetit lokal, shërbimit social rajonal, psikologë të shkollave dhe qendrave sociale mjek të përgjithshëm, për ceshtje që lidhen me të drejtat e komunitetit LGBT me qëllim identifikimin, tratimin dhe referimin e rateve të komunitetit LGBT dhe krijimin e shërbimeve miqësore.
  • Ngritja e kapaciteteve të profesionistëve të punonjësve të policisë, për ceshtje që lidhen me të drejtat e komunitetit LGBT, identifikimin, raportimin dhe trajtimin e rasteve te diskriminimit dhe dhunës që ushtrohet ndaj komunitetit LGBT si dhe krijimin e shërbimeve miqësore.
  • Organizim i eventeve sociale të vazhdueshme për komunitetin me synim njohjen mes tyre dhe informimin për çështje LGBT (grupe javore diskutimi, festa javore, shfaqje filmash, pikniqe, skuadër futbolli për vajza etj).
  • Ndërlidhje e komunitetit shqiptar LGBT me ato në rajon (p.sh. pjesëmarrje në Gay Pride në Kroaci, informim i vazhdueshëm për zhvillime në rajon).
  • Mbështetje për personat LGBT dhe familjarët e tyre që duan të ndajnë problemet me dikë që mund t’i kuptojë dhe ndihmojë.
  • Advokim dhe lobim me aktorë të tjerë të shoqërisë civile, aktorë qeveritarë, dhe bashkësinë ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri.
  • Ndërgjegjësim dhe edukim publik për të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri. Diskutim me të rinjtë e shkollave të Shqipërisë në lidhje me cështjet LGBT.
  • Fushata publike informimi nëpërmjet shpërndarjes së materialeve informuese (fletushka, postera, broshura) në formë elektronike dhe duke ndaluar njerëzit në rrugë (p.sh. Doktorët e Homofobisë).
  • Prezantime dhe leksione në universitete mbi historikun e lëvizjeve për të drejtat e njerëzve LGBT, për komunitetin LGBT në Shqipëri etj.
  • Pjesëmarrje në emisione televizive dhe radiofonike.
  • Botime shkrimesh dhe intervista në median e shkruar
Scroll to Top