Situata juridike e personave LGBTI+ në Shqipëri mbetet e pa rregulluar jurdikisht, pavarësisht ekzistencës faktike të personave transgjinorë, çifteve të të njëjtit seks dhe familjeve LGBTI+ me fëmijë. Nisur nga ky fakt, kemi ndërmarrë iniciativën e hartimit të kësaj strategjie të litigimit strategjik.
Kjo strategji, e fokusuar në ndjekjen gjyqësore të rasteve praktike në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar mes punës së vazhdueshme advokuese, përfshin një analizë të detajuar të kuadrit ligjor në fuqi sa u përket mungesave ligjore, dispozitave jofavorizuese dhe identifikimit të hapësirave të mundshme për ndërhyrje, mes të cilave do të realizohej njohja e plotë ligjore për personat LGBTI+.
Bashkëlidhur kësaj strategjie kemi analizuar faktorët kryesorë me ndikim në implementimin e suksesshëm të saj, duke analizuar rolin e gjykatës në këtë proces, aktorët kryesorë, gjetjet më me rëndësi të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe gjetjet relevante me natyrë juridike nga rajoni i Ballkanit në raport me çështje që prekin aspekte të identitetit gjinor, orientimit seksual dhe prindërimit LGBTI+.
Këto gjetje do të shërbejnë si referenca për rastet praktike që do të iniciohen në nivel kombëtar, ku si pjesë e strategjisë sonë kemi paraqitur në mënyrë të përqëndruar të gjitha hapat me natyrë praktike që do të ndiqen në rrugën administrative dhe atë gjyqësore.
Ku dokument strategjik është hartuar nga Prof. Dr. Arta Mandro, Av. Rina Kika, dhe M.A Dea Nini dhe është realizuar falë mbështetjes financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA në Tiranë.
Në vijim mund të gjeni të plotë dokumentin strategjik në gjuhën shqipe:
Strategjia e Litigimit Strategjik
While Albania is home to transgender people, same-sex couples, and LGBTI+ families, the legal status of LGBTI+ persons remains unregulated. Based on this fact, we took the initiative of drafting this strategic litigation strategy.
This strategy, focusing on the judicial follow-up of practical cases at the national and international level amid continuous advocacy work, includes a detailed analysis of the legal framework in force in terms of legal deficiencies, unfavorable provisions and the identification of possible spaces for intervention, among which would enable LGBTI+ persons to achieve full legal recognition.
Throughout our strategy, we have presented in a concentrated manner all the steps of a practical nature that will be followed in the administrative and judicial systems. These findings will serve as guidelines for practical cases that will be initiated at the national level.
For more information, please refer to the English version of the document below:
Strategic Litiagtion Strategy for legal recognition of LGBTI+ persons in Albania