Ky raport përmbledhës synon të sjellë një panoramë të gjetjeve të analizuara nga të dhënat e pyetësorit online “Diskriminimi dhe dhuna me bazë orientimin seksual dhe identitetin gjinor”, zhvilluar nga Aleanca kundër diskriminimit LGBT. Sondazhi u plotësua nga 295 individë të vetëidentifikuar si LGBTI+, një kampion që e bën këtë raport mjaft relevant në përcjelljen e zërit dhe problematikave
aktuale të vetë komunitetit.
Pyetësori u publikua në rrjetet sociale gjatë muajit Tetor 2020 dhe përgjigjet u regjistruan deri në fundin e Dhjetorit 2020. Sondazhi kishte për qëllim të maste nivelin e diskriminimit dhe dhunës që përjetojnë personat e komunitetit LGBTI, duke shqyrtuar situatat e
përditshme të komunitetit në raportet familjare, të punësimit, ato me institucionet shtetërore, ofruesit e shërbimeve, mekanizmat e referimit të rasteve dhe njohuritë mbi korpusin juridik për mbrojtjen nga dhuna dhe diskriminimi me bazë orientimin seksual dhe
identitetin gjinor.
Në vijim, ju ftojmë të lexoni gjetjet e plota të raportit:
Dhuna dhe Diskriminimi me bazë identitetin gjinor dhe orientimin seksual – 2020