LGBTI+ në Shqipëri: Ende një rrugë e gjatë përpara

Facebook
Twitter
LinkedIn

Cili është realiteti i personave LGBTI+ në Shqipëri?

Organizata rajonale ERA ka publikuar këtë vit rezultatet e një studimi rajonal mbi perceptimet e shoqërive të Ballkanit ndaj personave LGBTI+.

Në një krahasim me gjetjet e vitit 2015, shoqëria shqiptare ka shënuar një përmirësim të konsiderueshëm në qasjen ndaj personave LGBTI+ dhe problematikave të këtij komuniteti, por ende ka vend për më tepër njohje dhe pranim.

Shumë të rinj dhe të reja të komunitetit vijojnë të përballen me një mjedis jopranues në familjet e tyre. Paragjykimet dhe mospranimi prekin përditshmërinë e tyre në shumë fusha, duke përfshirë arsimimin, punësimin dhe mirëqenien e tyre shoqërore dhe financiare.

Përkrahja ndaj martesave brenda gjinisë është rritur në vitet e fundit. Njëkohësisht është rritur dhe pranueshmëria e prindërve shqiptarë ndaj mundësisë që fëmija i tyre të jetë pjesë e komunitetit LGBTI+.

1 në 4 Shqiptarë mbështet njohjen e martesës për LGBTI+ dhe më e madhe duket të jetë përkrahja për të drejtën e trashëgimisë kur një nga partnerët ndërron jetë.

Pavarësisht disa gjetjeve në pamje të parë kontradiktore, sërish paragjykimet dhe stigma mbizotërojnë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Aleanca LGBTI po ndan në rrjete sociale disa nga gjetjet kryesore të studimit ‘Qëndrimet kundrejt personave LGBTI+ në Ballkanin Perëndimor’. Na ndiqni në rrjete sociale dhe ndani mendimet tuaja me ne.

Scroll to Top