Me shumë krenari dhe emocion ndajmë me ju videon zyrtare të Tirana Pride 2025, një përmbledhje e momenteve më të bukura, ngjyrave, buzëqeshjeve dhe solidaritetit që mbushi rrugët e Tiranës këtë vit!
#KrahPërKrah do të vazhdojmë të ecim përpara, duke ngritur zërin për të drejtat e barabarta për të gjithë personat LGBTI+. Kjo paradë është një dëshmi e fuqisë së bashkimit, dashurisë dhe guximit për të qenë vetvetja.
Tirana Pride nuk është vetëm një festë, është një akt i fuqishëm i dukshmërisë, rezistencës dhe solidaritetit. Në një botë ku shumë persona LGBTI+ ende përballen me diskriminim, paragjykim dhe përjashtim, Tirana Pride është një hapësirë ku ata mund të jenë vetvetja pa frikë.
Është një kujtesë se barazia nuk është ende realitet për të gjithë dhe se duhet të vazhdojmë të luftojmë për një shoqëri më të drejtë, më të hapur dhe më të dashur për të gjithë.
Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e kësaj ngjarjeje të paharrueshme dhe që kontribuan në realizimin e saj. Le të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse për të gjithë!
Video nga Aldo Tare.