
Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT po zbaton projektin “Nga Politikat në Zbatim: Monitorimi i Implementimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI dhe Rritja e Kapaciteteve të Stafit Kyç Shëndetësor mbi Identitetin Gjinor”, në kuadër të projektit më të gjerë AGORA (Advancing Gender Equality through Oversight and Reporting in Albania”, me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian.
Në kuadër të këtij projekti Aleanca LGBTI synon monitorimin e zbatimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Shqipëri (2021-2027), për periudhën 2021-2025. Projekti gjithashtu synon të përdorë gjetjet si mjet advokimi për përmirësimin e zbatimit të Planit dhe llogaridhënies institucionale.
Në vijim, ftojmë Ekspertë për kryerjen e monitorimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI për periudhën 2021-2025.
Kohëzgjatja/Ngarkesa: 30 ditë pune brenda periudhës Tetor 2025-Shkurt 2026
Pagesa: €125/ditë pune (€3,750 bruto)
Raportimi: Menaxherit të projektit “Nga Politikat në Zbatim: Monitorimi i Implementimit të Planit Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI dhe Rritja e Kapaciteteve të Stafit Kyç Shëndetësor mbi Identitetin Gjinor”, Aleanca LGBTI.
Për më shumë, referojuni thirrjeve të mëposhtme:

Ky botim u prodhua me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.