Në një kohë kur komunitetet tona po përballen me urrejtje, ndarje dhe diskriminim dhe kur njohja dhe respektimi i të drejtave tona po vihet në rrezik, ne zgjedhim të qëndrojmë KRAH PËR KRAH.
Të bindur se e ardhmja u përket atyre që guxojnë dhe nuk bëjnë kompromis me të drejtat e njeriut, më 24 Maj ju bëjmë thirje për unitet, dashuri dhe guxim dhe ju ftojmë të vini me kokën lart dhe zemrën plot në #TiranaPride.
Kjo paradë është më shumë se një festim i diversitetit, është një kujtesë se kur ecim së bashku, krah për krah e zemër më zemër, jemi të pathyeshëm. Bashkohu me Tirana Pride dhe marsho me ne për dinjitet, për liri, për dukshmëri, për solidaritet.
Qofsh pjesë e komunitetit LGBTI+ apo aleat/e, prania jote ka shumë rëndësi. Solidariteti na bën më të fortë. Dashuria jonë ndërton ura. Së bashku ngrihemi. Së bashku rezistojmë.
Së bashku ecim drejt të ardhmes pa frikë!Krah për Krah në Tirana Pride!
KRAH PËR KRAH në Tirana Pride 2025🌈🗓️ 24 Maj | @Reja | ora 11:00
