Arsim për të Gjithë: Të Kuptojmë Vështirësitë e Studentëve LGBTI+ në Shqipëri

Facebook
Twitter
LinkedIn

Aleanca LGBTI+ ju fton të ndani përvojat tuaja përmes këtij pyetësori mbi jetën e studentëve LGBTI+ në arsimin e lartë në Shqipëri, si edhe të atyre që e kanë ndërprerë atë. Ky studim synon të kuptojë më mirë sfidat dhe mbështetjen që studentët marrin në universitet, për të ndërtuar një pasqyrë të qartë mbi realitetin e tyre.

Të dhënat e mbledhura do të përdoren për hulumtim dhe për të formuluar rekomandime që ndihmojnë në hartimin e politikave publike dhe forcimin e mbështetjes institucionale. Pjesëmarrja është plotësisht vullnetare dhe anonime, duke garantuar ruajtjen e privatësisë dhe konfidencialitetit të secilit.

Nëse keni pyetje apo ndiheni në vështirësi gjatë plotësimit, mund të na kontaktoni në adresën: aleanca.al@gmail.com. Kontributi juaj është i çmuar për të ndihmuar në krijimin e një mjedisi arsimor më gjithëpërfshirës dhe të sigurt për të gjithë studentët.

PYETËSORI

Scroll to Top