Më 20 maj, u mblodhëm në zemër të Tiranës për të marshuar së bashku në Paradën e Krenarisë, në një nga edicionet me pjesëmarrjen dhe energjinë më të madhe të viteve të fundit.Aktivistë, pjesëtarë të komunitetit LGBTI+, familjarë, miq, artistë, përfaqësues të politikës dhe aleatë u bënë bashkë për të festuar diversitetin, dashurinë dhe të drejtën e secilit për të jetuar i lirë dhe barabartë.
Si gjithmonë, bashkë. Si gjithmonë, dashuria fiton mbi urrejtjen.







Faleminderit që sollët ngjyrat, zërin dhe krenarinë tuaj në Paradën e Krenarisë. Çdo hap, çdo flamur dhe çdo buzëqeshje dëshmoi se askush nuk është vetëm kur rrugët e qytetit tonë mbushen me dashuri, solidaritet dhe krenari.Jeni të mrekullueshëm.Rishihemi në #TiranaPride vitin e ardhshëm!
