Në muajin maj 2025, në kuadër të aktiviteteve të Paradës së Krenarisë, Aleanca LGBT publikoi vëllimin me poezi “Queer Poetry”. Ky botim i dytë mbledh zëra dhe ndjesi nga komuniteti queer në Shqipëri, duke i sjellë ato përmes vargjeve të fuqishme e intime që flasin për identitetin, dashurinë dhe qëndresën.
Ky vëllim është një hap i rëndësishëm në dokumentimin dhe afirmimin e përjetimeve queer në hapësirën tonë kulturore.
Pjesë nga parathënia, nga Rea Nepravishta:
“Platoni thoshte “trupi është një burg” sepse sipas tij trupi është një limit që mban të kapur shpirtin e pafundëm. Mbi këtë traditë filozofike, cila fillonte që me Sokratin, u ndërtua dualizmi përjashtues midis trupit dhe shpirtit, i cili, pas ndërhyrjes edhe të trashegimisë judaiko-kristiane e kartesiane, e kanë vendosur trupin përkundrejt shpirtit në një pozitë përherë të nënrenditur, duke e mohuar atë. Me mbërritjen e shekullit të 19 disa filozofë fillojnë të vënë në diskutim këtë dualizëm, deri në maturimin e studimeve psikanalitike, feminizmit dhe lëvizjeve shoqërore të cilat i rikthejnë përfundimisht trupit dinjitetin e mohuar dhe tentojnë të zhbëjnë shtypjen dhe ndrydhjen që trupi ka pësuar gjatë shekujve në shoqërinë perëndimore. Pra, a është trupi burgu i shpirtit? Jo. Trupi është vetë njeriu. A është bërë shpirti burgu i trupit? Fatkeqësisht, shpeshherë po.”
Ju ftojmë të lexoni botimin e plotë: